Aktualitete

Në ambientet e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, dje është mbajtur provimi i kandidatëve për përfaqësim në Garat Ndërkombëtare të Kuranit, të cilat do të mbahen në Kosovë, në fillim të muajit maj. 

Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës, mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari Dr. Valon ef.Myrta.

Reisi i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, në ditën e dytë të qëndrimit në Kosovë, vizitoi Kompleksin Memorial në Prekaz.

Reisi i Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar edhe nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, vizitoi sot pasdite tri xhamitë monumentale të Prishtinës, në Xhaminë e Çarshisë, Xhaminë “Jashar Pasha” dhe Xhaminë “Sulltan Mehmet Fatih”.

Gjatë vizitës së tij zyrtare në Kosovë, reisi i Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviq, i shoqëruar edhe nga Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, është pritur sot në takim nga kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti.

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka mirëpritur sot në takim reisin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, dr. Husein ef. Kavazoviqin, i cili shoqërohej nga bashkëpunëtorët e tij.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, z. Vedat Sahiti, priti në takim shefen e Zyrës së UNFPA-së, znj. Visare Mujko-Nimani

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, së bashku me sekretarin e përgjithshëm të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet ef. Sadriun, kanë realizuar sot një vizitë në punishten e ndërtimit të Xhamisë Qendrore në Prishtinë, për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, ka pritur në takim një delegacion nga Zyra Ndërkombëtare për Lirinë e Besimit (IRF) në Departamentin e Shtetit të ShBA-ve, në krye me z. Michael  Dozler, znj. Sonia Fernandes, znj. Brooke Young dhe znj. Raba Gjoshi nga Ambasada e ShBA-ve në Prishtinë. 

Sot, me rastin e festes së Fiter Bajramit, Këshillin e Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me dr. Valon Myrta, e vizituan për urime Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini me bashkëpunëtorë