Aktualitete

Nga data 20.03.2025 deri më 24.03.2025, një delegacion i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, në përbërje të mr. Vedat Shabani, sekretar i FSI-së, dhe mr. Hysni Beka, profesor në Medresenë e Mesme “Alauddin” realizuan një vizitë në shtetet skandinave.

Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës njofton se muaji i madhëruar i Ramazanit përfundon të shtunën, më 29 mars 2025, ndërsa dita e parë e Fitër Bajramit është e diela, më 30 mars 2025.  

Kuvendi i Bashkësisë Islame të Kosovës mbajti sot mbledhjen e rregullt, të cilën e hapi dhe e kryesoi kryetari i Kuvendit, dr. Ajni ef. Sinani.

Në fundin e Ramazanit, besimtarët po përmbushin këtë ibadet të veçantë, duke dhuruar Sadakatul-Fitrin si shenjë pastrimi dhe solidariteti. 

Departamenti i të Rinjve i Bashkësisë Islame të Kosovës organizoi mbrëmë iftar me të rinj nga profile të ndryshme

Në fundin e Muajit të Ramazanit, Bashkësia Islame ka dhuruar 75 mijë euro për jetimet në Kosovë. 500 jetimë kanë përfituar nga 50 euro për çdo muaj për tre muajt vijues nga ky aksion humanitar në prag të Fitër Bajramit.

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës shtroi iftarin tradicional në Bujanoc për imamët dhe besimtarët e asaj pjese

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim doktorin e Tefsirit dhe Shkencave Kuranore, dr. Hasan al Arishin, i cili ka qenë për vizitë gjatë muajit Ramazan si imam në xhami të ndryshme të Kosovës.

Shoqata Humanitare Bamirëse “Bereqeti” e cila funksionon në kuadër të Këshillit të Bashkësisë Islame në Gjakovë, në krye me koordinatorin Abdurrahman ef. Bejtullahu, ka shtruar një iftar të përbashkët me personat e shoqatave të ndryshme.

Më 21 mars 2025, drejtori i Diasporës në Bashkësinë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga kryeimami i Këshillit të BI-së së Klinës, Blerim ef. Musliu, vizituan Belgjikën

Video

Atmosferë Barjami në Prishtinë - Intervistë me qytetarët

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!