Aktualitete
Në ambientet e Medresesë së Vogël, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi sot një "Takim vëllazëror me xhematin e vjetër të xhamive të Gjakovës".
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim një delegacion të organizatës humanitare kuvajtiane “Rahma International”, të kryesuar nga dr. Adnan al Haddadin.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica, ka vizituar xhaminë e re të Bashkësisë Islame Shqiptare në Danimarkë, në të cilën u mirëprit nga imami Basri ef. Kurtishi.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit “Nexhmedin Erbakan” të Konjës, prof. dr. Cem Zorlu.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës, Dr. Valon Myrta mori pjesë në panelin shkencorë “Israja dhe Miraxhi” të organizuar nga Myftinia e Shkupit në koordnim me Rijasetin e Bashkësisë Fetare Islame dhe nën patronazhin e Reisul Ulema h. hfz. Shaqir ef. Fetahu.
Në çdo xhami të vendit, janë organizuar ligjërata dhe aktivitete të shumta për nder të natës së Israsë dhe Miraxhit.
Drejtori i Drejtorisë së Diasporës në Kryesinë e Bashkësisë Islame, Ekrem ef. Simnica, i shoqëruar nga imami i xhamisë Mati 1, Fadil ef. Musliu, morën pjesë në manifestimin qendror me rastin e përurimit të xhamisë shqiptare “Abdush Qizmolli e V” në Zulpich të Gjermanisë.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim presidentin e Këshillit Botëror të Komuniteteve Myslimane, dr. Ali Rashid al Nuaimi.
Këshilli i Bashkësisë Islame të Gjakovës mbajti sot mbledhjen me imamët e komunës së Gjakovës, ku si temë ishte parapërgatitja për muajin e madhëruar të Ramazanit.
Në kuadër të takimeve me personalitetet që po marrin pjesë në Konferencën dhe Panairin për Shërbimet e Haxhit dhe Umres, e cila filloi punimet sot në Xhide të Arabisë Saudite, Myftiu i Kosovës, Naim ef. Tërnava, sot takoi zëvendësministrin për Çështje të Umres së Arabisë Saudite, dr. Abdulaziz Vezan.
Gjatë këtij takimi u diskutua për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve më të mira për besimtarët kosovarë, të cilët shkojnë për ta kryer umren.
Myftiu Tërnava falënderoi autoritetet e Arabisë Saudite, në krye me Kujdestarin e dy vendeve të shenjta, mbretin Selman bin Abdulaziz dhe princin e kurorës, Muhamed bin Selman për shërbimet dhe lehtësitë e ofruara për vizitorët e dy vendeve të shenjta.