Aktualitete
Departamenti i Gruas i Këshillit të Bashkësisë Islame të Gjakovës i udhëhequr nga Dr. Violeta Smajlaj ka pritur për vizitë kryesuesen e Kuvendit Komunal në Gjakovë, Arbënesha Kuqi me bashkëpunëtore, në ambientet e “Medresesë së Vogël”.
Me ftesë të emirit të Katarit, Temim al Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tëranva, po qëndron për një vizitë zyrtare në Katar. Gjatë kësaj vizite, ai sot u prit në takim nga ministri për Vakëfe dhe Çështje Fetare, Ganim bin Shahin al Ganimi.
Me ftesë të emirit të Katarit, shejh Temim bin Hamad al Thani, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, mori pjesë mbrëmë në iftarin e shtruar nga emiri i Katarit.
Në Meke të Arabisë Saudite, ka filluar punimet Konferenca Ndërkombëtare “Ndërtimi i urave ndërmjet sekteve islame”, e cila është organizuar nga Liga e Botës Islame RABITA, nën patronatin dhe kujdesin e Kujdestarit të Dy Haremeve, mbretit Selman bin Abdulaziz al Saud.
Në sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, u shtrua iftar madhështor, tashmë tradicional për mbi 800 persona nga të gjitha kategoritë e shoqërisë.
Për nder të muajit të bekuar Ramazan, një delegacion i Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, i përbërë nga drejtori i Diasporës në Kryesinë e BIK-ut, Ekrem ef. Simnica, anëtarët e Kryesisë, Orhan ef. Bislimaj, Valon ef. Myrta, Agim ef. Hyseni, dhe nga Florentina Tërmkolli dhe Merita Boroci, po qëndrojnë pranë bashkatdhetarëve tanë në Zvicër.
Në ambientet e Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, me një atmosferë vëllazërore, u inaugurua programi për shpërndarjen e hurmave dhe të iftareve i Mbretërisë së Arabisë Saudite.
Në këtë
Numri jubilar i 400-të i revistës "Dituria Islame", e cili doli nga shtypi në muajin e bekuar të Ramazanit, iu prezantua qytetarëve të komunës së Skenderajt.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin z. Michael Davenport.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, i shoqëruar nga kryeministri i vendit, z. Albin Kurti dhe ministri i Kulturës, Hajrullah Çeku, vizituan xhaminë “Pirinaz”, e cila ditë më parë u rifunksionalizua për besimtarët e saj pas restaurimit.