Aktualitete
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, konkretisht Drejtoria për Veprimtari Botuese, po përgatit “Bibliotekën familjare”. Ky projekt do të përfshijë disa libra-doracakë tematikë për besimin dhe detyrimet kryesore të fesë islame.
Mbrëmë, pas namazit të jacisë në Xhaminë e Hadumit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjakovë organizoi program fetar me rastin e përkujtimit të Natës së Israsë dhe Miraxhit.
Kjo marrëveshje ka për qëllim realizimin e shpërndarjes së mbi 8000 pakove ushqimore në të gjitha qendrat e Kosovës. Ky projekt do të realizohet nëpërmjet Shoqatës Humanitare Bamirëse "Bereqeti", dhe pritet që të realizohet në prag të muajit të bekuar Ramazan.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, gjatë vizitës së tij zyrtare në Ankara të Turqisë, u mirëprit në takim nga kryetari i Akademisë së Dijanetit, doc. dr. Enver Osman Kaan.
Departamenti i Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës shënoi 1 Shkurtin, Ditën Ndërkombëtare të Mbulesës.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, vizitoi Drejtorinë e Përgjithshme të Vakëfeve në Ankara të Turqisë, në të cilën u prit nga drejtori i përgjithshëm, z. Sinan Aksu.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim drejtorin e organizatës “Qatar Charity”, z. Esam Dabab.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Austrisë në Kosovë, z. Georg Schnetzer.
Kam nderin dhe kënaqësinë e veçantë që në emër të Bashkësisë Islame të Kosovës, në emër të institucioneve të saj dhe në emrin tim personal, të përgëzoj e të uroj z. Talat Xhaferi, me rastin e zgjedhjes si kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke i uruar suksese e mbarësi për mandatin që sot e mori nga kuvendarët e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut.
Kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef.Sahiti, priti në takim koordinatoren e Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim në Kosovë (TIKA), znj. Fulya Aslan.