Aktualitete
Me moton “Libri triumfon”, sot në Prishtinë, hapet edicioni i 23-të i Panairit të Librit, i cili organizohet nga Shoqata e Botuesve të Kosovës, ndërsa mbështetet nga Ministria e Kulturës.
Në lagjen Kodra e Trimave në kryeqytet afër shkollës fillore “Hilmi Rakovica” është vendosur gurthemeli i xhamisë së re.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga kryetari i saj, Myftiu Naim ef. Tërnava, shqyrtoi raportin mbi aktivitetin gjatë muajit Ramazan 2023
Udhëheqësja e Departamentit të Gruas pranë Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës Vaxhide Bunjaku dhe Muzaqete Kosumi (FSI), morën pjesë në ngjarjen "Dita e Hapur Globale e Kombeve të Bashkuara për Gratë, Paqen dhe Sigurinë në Kosovë", të organizuar nga UNMIK - United Nations Mission in Kosovo.
Drejtoria e Haxhit dhe Umres pranë Kryesisë e Bashkësisë Islame të Kosovës, mbajti mbledhjen e saj parapërgatitore me udhëheqësit e grupeve të haxhive për këtë vit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, priti në takim anëtarin e Bordit Drejtues të fondacionit “Aziz Mahmud Hüdayi Vakfı”, z. Abdurrahman Topbaş dhe ish-rektorin e Universitetit “Sabahaddin Zaim”, prof. dr. Mehmet Bulut.
Falë bashkëpunimit të mirë ndërmjet Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër, të shtunën, më 27 maj 2023, në ambientet e xhamisë shqiptare në Regensdorf të Zvicrës, u promovua libri “Muhamedi a.s., Profeti Islam”, i autorit Imam Vehbi Ismailit.
Më 26 maj, 69 maturante të Medresesë “Alauddin” në Prishtinë, përfunduan me sukses leximin e Kuranit, ku u bë edhe ceremonia e duasë së hatmes.
Në ambientet e amfiteatrit të Medresesë “Alauddin”, sot, më 25.05.2023, u mbajt duaja e hatmes së 60 maturantëve, të Medresesë në Prishtinë. Në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava me bashkëpunëtorë.
Me datë 24.05.2023, në sallën e konferencave, mbajti ligjëratë vetëdijësuese para studentëve të FSI-së, Komisionerja për Informim dhe Privatësi, znj. Krenare Sogojeva Dërmaku, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi