Aktualitete
Redaksia e re e revistës fetare, shkencore e kulturore “Dituria islame” sot mbajti mbledhjen e parë. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin kryeredaktori i ri i revistës, mr. Driton Arifi, sekretari i redaksisë, dr. Rexhep Suma, anëtarët e redaksisë, dr. Ejup Haziri, mr. Merita Boroci, mr. Muharrem Tërnava, mr. Vedat Shabani, si dhe redaktori gjuhësor, Bajram Zeqiri.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava dhe kryetari i Dijanetit të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, sot, mbikëqyren punimet në ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë.
Delegacioni i Dijanetit nga Turqia, i kryesuar nga kryetari i Bashkësisë Islame të Turqisë, prof. dr. Ali Erbash, i shoqëruar nga ambasadori i Turqisë në Kosovë, Çağrı Sakar, dhe këshilltari për Çështje Fetare në Ambasadën e Turqisë, z. Bunyamin Albayrak, vizituan sot selinë e Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës
Kryetari i Dijanetit të Turqisë, dr. Ali ef. Erbash, ka nisur sot një vizitë zyrtare në Kosovë. Ai u prit në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë
Me rastin e këtij manifestimi, kryeimami i Bashkësisë Islame të Kosovës, Vedat ef. Sahiti, bëri shpërndarjen e certifikatave për secilin nxënës që arriti të përfundojë me sukses këtë mësim intenziv, i cili njëkohësisht u njoh me arritjet e nxënësve.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim studiuesin e letërsisë, gjuhës dhe kulturës arabe, profesorin universitar, dr. Ismail Ahmedin.
Në këtë takim përveç bashkëatdhetarëve tanë nga diaspora dhe disa imamëve të KBIGJ-së, i pranishëm ishte edhe Drejtori për Diasporë nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica.
Është kërkesë e kamotshme e Kryesisë së BIK-ut, institucioneve të saj dhe besimtarëve myslimanë që të shfuqizohet, respektivisht të hiqet e tëra pika 1.13 e nenin 3, në Udhëzimin Administrativ 06/2014
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim kryetarin e Komunitetit Mysliman Shqiptar të Zvicrës, njëherësh imamin e xhamisë “El-Hidaje”, Mehas ef. Alijan.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës, të cilën e kryesoi kryetari, Myftiu Naim ef. Tërnava.