Tema
Historia e Ibrahimit (a.s.), ceket në Kuranin fisnik në shtatëdhjetë e tre vende, gjë e cila është tregues i madhështisë së këtij Profeti dhe rëndësisë së historisë së tij. Ibrahimi (a.s.), është nga pasardhësit e Sam-it, djalit të Nuhut (a.s.).
Enesi (r.a.), transmeton se Profeti (a.s.), ka thënë: ''Ai që ka këto tri cilësi, ka gjetur ëmbëlsinë e besimit: Të dojë Allahun dhe të Dërguarin e Tij më shumë se çdo gjë tjetër. Ta dojë një person vetëm për hir të Allahut. Ta urrejë kthimin në mosbesim (kufr), ashtu siç urren të hidhet në zjarr".(1)
Allahu (xh. sh.) me urtësinë e tij caktoi dispozita për çdo segment të jetës së njeriut, si dhe për secilën kategori të tyre: fëmijë, rini, të rritur, të pjekur dhe pleq. Po ashtu, edhe për çdo mjet dhe mundësi që i shfrytëzon njeriu në jetë. Prandaj, Allahu i lartmadhëruar në Kuranin famëlartë thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrimë, 6)
Allahu (xh. sh.) me urtësinë e tij caktoi dispozita për çdo segment të jetës së njeriut, si dhe për secilën kategori të tyre: fëmijë, rini, të rritur, të pjekur dhe pleq. Po ashtu, edhe për çdo mjet dhe mundësi që i shfrytëzon njeriu në jetë. Prandaj Allahu i lartëmadhëruar në Kuranin famëlartë thotë: “O ju që besuat, ruajeni veten dhe familjen tuaj prej një zjarri, lëndë djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët.” (Tahrimë, 6)
“Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në Ditën e Gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj ush”. (El-Bekare, 134)
Islami myslimanëve u lejoi vetë të zgjedhin formën e konsultimeve në ujdi me interesat e përgjithshme. Nëse është interesi që ajo të jetë në formën që sot e njohim në shtetet moderne, Islami nuk e kundërshton atë. E rëndësishmja është praktikimi i shëndoshë me fleksibilitet, në ujdi me rrethanat e kohës
Në vendet myslimane, veçanërisht në ato arabe, studimet analitike në lidhje me fenomenin e termit islamizmi, janë të rralla, veçanërisht në rendet e inteligjencës fetare myslimane (ulemave), nëse jo rrallë për shkak se shumica prej tyre shprehin simpati ndaj islamizmit dhe të disa lëvizjeve, dhe që edhe vetë mundohen me fshi çfarëdo qofshin ata kufij mes islamit dhe ideologjisë të lindur rreth saj. Gjuha arabe madje as që e ka zhvilluar apo u munduar ta përshtat shprehjen e saj për këtë.
Islami është feja e Allahut fuqiplotë, e shpallur tërë njerëzimit përmes të Dërguarit të fundit Muhamedit a.s. Islami përbëhet prej tre elementeve kryesore.
Besohet se ligjet e trashëgimisë janë të lidhura ngushtë me sistemin normativ të shoqërisë, strukturën sociale dhe parimet e organizimit familjar, dhe janë tregues të fuqishëm të të gjitha këtyre. Një përngjasi veçanërisht konsekuente në kohët e lashta ekzistonte ndërmjet adhurimit familjar dhe pronësisë familjare. Ishte kjo, siç ka vërejtur DeCoulanges, “Një rregull pa përjashtim, si në ligjin grek ashtu edhe në atë romak, se pronësia nuk ka mundur të fitohet pa adhurim, apo adhurimi pa pronësi”
Falënderimet dhe lavdërimet qofshin për Zotin e Madhërishëm, Zotin e Botëve1, për Atë që krijoi qiejt dhe Tokën, që formoi errësirat e dritën(2), që përhapi mëshirën e hidhërimin(3), që ndaj njerëzve është shumë i ndjeshëm (i butë) dhe shumë i mëshirshëm(4), që edhe kur nuk falënderojnë, ndaj atyre nuk e kursen mirësinë e Tij(5), që e vë në rrugë të drejtë atë që do(6); megjithatë ndaj atyre që e jetojnë Fenë Islame duke iu mbështetur Kur’ani Kerimit, nuk mbeten vetëm me udhëzimin e tyre në rrugë të drejtë(7), por u premton atyre nimetet dhe Xhennetin e Tij(8) dhe që zemrat e tyre i rehaton me islamiet(9).
Shumë salat dhe selame, ashtu siç i shprehën Allahu i Madhërishëm dhe melaqet(10), qofshin për hazreti Muhamed, alejhi selam, i cili është i krijuar në një shkallë të lartë të moralit(11), që është i dhënë (i përkushtuar) ndaj muslimanëve, që për besimtarët është shumë i ndjeshëm dhe shumë i mëshirshëm(12), që është i dërguar vetëm si mëshirë për të gjitha botët(13) dhe që do të jetë mëshirë për ata që do t’i bëjnë itaat (do t’i binden) Atij(14), “i dërguari i Zotit dhe vulë e të gjithë Pejgamberëve”(15)