Lajme nga Kosova

Të hënën më 27 nëntor 2017, në amfiteatrin e Departamentit për arsim të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, diplomoi gjenerata e a parë e Programit Njohës me Fenë dhe Bashkësinë Islame - PNFBI.

Një ngjarje humane ka ndodhur të premten në Gjakovë ku pas plot shtat vitesh familja Haxhosaj ia shtrin dorën e pajtimit familjes Dreni.

Përfaqësues të Bashkësisë Islame kanë kërkuar sërish nga Policia e Kosovës në veri të Mitrovicës, që t’ju mundësohet sot falja e namazit të Xhumasë tek lokacioni i vjetër i xhamisë së Ibrit në veri të këtij qyteti, mirëpo një kërkesë e tillë është refuzuar për shkaqe të sigurisë, njofton KosovaPress

Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti në mbledhjen e djeshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, gjatë diskutimit për ndërtimin e xhamisë në lagjen Dardania ka thënë se çështja e lokacionit për ndërtimin e xhamisë tashmë është e përfunduar.

Me këndimin e tekbireve dhe ajeteve kuranore në mënyrë solemne u bë hapja e xhamisë së fshatin Bujan të Lipjanit. Në këtë eveniment nga Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës mori pjesë kryeimami i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës prof.Sabri ef.Bajgora dhe dekani i Fakultetit të Studimeve Islame në Prishtinë prof dr. Fahrush Rexhepi.

Debati i krijuar rreth ndërtimit të xhamisë qendrore në lagjen “Dardania” në Prishtinë, është kryekëputë debat politik, thotë se zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Ahmet Sadriu, duke shtuar se institucioni i tij nuk heq dorë nga qëndrimet e mëparshme për këtë objekt.
Iniciatori kryesor i nismës për ndryshimin e arkitekturës së xhamisë së madhe, Yll Rugova, shprehet se objektet duhet t’u përmbushin disa kritereve të cilat definohen në planin e asaj lagjeje dhe se në asnjë formë nuk janë kundër ndërtimit të xhamisë qendrore.
Ndërkaq, doktori i shkencave islame, Mustafa Bajrami, nuk e konsideron të gabueshme formën e cila është përzgjedhur për t’u ndërtuar nga ana e BIK-ut.
Gurthemeli për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë ishte vënë në vitin 2012, nga krerët e atëhershëm të institucioneve kryesore të Kosovës: kryetari i Komunës së Prishtinës – Isa Mustafa; presidentja Atifete Jahjaga; kryeministri Hashim Thaçi dhe kryeparlamentari Jakup Krasniqi.
Për këtë temë, të hënën presidenti i tashëm, Hashim Thaçi, ka aranzhuar takim me krerët e BIK-ut, por këta të fundit kanë thënë se ky takim është anuluar Presidenca. /Tribuna/

Ditëve të fundit është aktualizuar tema për Xhaminë e Madhe në Prishtinë e cila parashihet të ndërtohet në lagjen "Dardania" afër Postës së Kosovës, në kryeqytet. Gurthemeli për ndërtimin e xhamisë ishte hedhur në vitin 2012 por ende nuk ka ndonjë hap konkret për fillimin e punimeve të kësaj xhamie.

Sot është bërë përurimi i “Xhamisë së Dritës” në Vitomiricë të Pejës, donacion i Hamda Rashid nga Emiratet e Bashkuara Arabe, konkretisht nga Dubai.
Në këtë ceremoni ishte e pranishme edhe vet donatorja Hamda Rashid, krerët e Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe të Komunës së Pejës.
Kjo nuk është xhamia e vetme e financuar nga Rashid, pasi që të tilla xhamia ka ndërtuar edhe në disa vende tjera të Kosovës.

Per nder te dites se pare te muajit Ramazan, Fondacioni Ejup Sulltan nga Republika e Turqise organizoi hapjen e tendes per iftar ne Pallatin e Sporteve dhe te Rinise ne kryeqytetin e Kosoves ne Prishtine ku do te jete e hapur gjate 29 diteve te muajit te Ramazanit, raporton Anadolu Agency.

Hanife Hoxha ka gati një shekull jetë, por plaka nga Gremja e Ferizajit ka një veçori tjetër, mbi jetëgjatësinë. Ajo në këtë moshë të shtyrë lexon Kuranin arabisht, gjë të cilën ka thënë se e ka mësuar qysh e vogël në mejtep – siç quhej shkolla në atë kohë.