I pëlqente ngjyra e gjelbër

Një njeri, duke ecur rrugës, pa një mik të vjetër. Ishte ditë e premte dhe po thirrej ezani i xhumasë.

- Eja me mua në xhami, është e xhuma dhe duhet të falemi - i tha njeriu.
- Ti e di se unë nuk shkoj në xhami – ia ktheu miku.
- E di, por cili është shkaku? e pyeti njeriu.
- Nuk e di. Ndoshta ndikon pak rrethi, por gjithsesi do të më prishej hekurosja e pantallonave gjatë namazit! Iu përgjigj miku.
- Mos u mahit, për këtë nuk e fal namazin?! U çudit njeriu.
Jo, seriozisht. Kujdesem shumë për rrobat dhe më pëlqen ngjyra e gjelbër, i tha miku.
Dhe vërtet, njeriu e vërejti se miku i tij kishte rroba të gjelbra të hekurosura bukur.
Njeriu e pyeti: - A ke shkuar ndonjëherë në xhami?
Po, vetëm kur kam qenë fëmijë me gjyshin tim, por tani nuk shkoj fare, iu përgjigj miku.
Njeriu u pendua që kishte filluar me të një bisedë të tillë.
Por, dy muaj më vonë, njeriu dëgjoi se miku i tij kishte ardhur në xhami. Dhe vërtet miku i tij ishte në xhami para gjithë safave, ishte veshur me rroba të gjelbra. Iu afrua ngadalë dhe me zë të ulët i tha: - Ke thënë se nuk do të vish në xhami? Miku nuk fliste fare. Ishte i shtrirë në tabut, i mbuluar me mbulesë të gjelbër, i përgatitur për t'ia falur xhenazen.



Përgatiti: Prim.dr.med.sc. Ali F.Iljazi


Artikulli i kaluar
Pyetje dhe përgjigje
Artikulli radhës
Namazi me xhemat