Ajetet e qarta dhe ato më pak të qarta në Kuran


Ndonjëherë i gjithë Kurani përshkruhet si muhkem, siç përmendet në fjalët e të Lartësuarit: "Elif Lam, Ra, (ky është) Libër, ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht) edhe shkoqitur nga i Dijshmi i të gjitha çështjeve në hollësi." (Hud, 1)


Termi muhkem në këtë ajet do të thotë: përsosja e Kuranit dhe pamundësia e ndonjë mangësie ose gabimi në të. Dhe ndonjëherë për një pjesë të Kuranit thuhet se është muhkem kurse për pjesën tjerët se është muteshabih. Shembull të tillë kemi tek ajeti i shtatë të sures Ali-'Imran. Pra, ky ajet i ndan të gjitha ajetet kuranore në dy pjesë: në të qarta, ato janë themeli dhe e përbëjnë pjesën më të madhe të Kuranit, dhe në ajete më pak të qarta.(1)
Kështu, një pjesë e madhe e Kuranit, shumica e tekstit të tij, tregimet e tij thelbësore janë të natyrës muhkem, teksti i tillë është ai që përshkruan diçka, vendos një rregullore hukm - përkatësisht kur diçka flet ose komunikon këtë e bën për njerëzit në një mënyrë të qartë dhe pa dyshim; kundrejt tyre janë paragrafë ose ajete që janë të paqarta, të cilat nuk përshkruajnë normat, me një fjalë ato janë ajete muteshabih.(2)
Fjala arabe muhkem rrjedh nga folja hakame që do të thotë: parandalim, gjykim, sqarim, plotësim dhe përsos je. Hukm/gjykim është gjykimi mes dy gjërave. Nga kjo folje është fjala hikmeh/urtësi, sepse ajo pengon pronarin e saj për të bërë atë që atij nuk i ka hije. Prandaj, është e qartë se fjala muhkem(3) në gjuhën arabe do të thotë: të jesh i përkryer dhe i plotësuar.(4)
Çështja e ajeteve të paqarta ose më pak të qarta (muteshabih), në thelb, është çështja e tefsirit në përgjithësi. Nevoja që ajeti i caktuar nga Kurani të shpjegohet, e shkaktuar nga vetëkonciziteti i përgjithësisë, dykuptimësisë, shumëkuptimësisë dhe arsyeve të tjera, çoi në qasje të ndryshme ndaj interpretimit të tij, deri te shumëllojshmëri të tefsirit.(5)
Ajetet e qarta (muhkemat) janë ato ajete të cilave u dihet domethënia e tyre, që nuk mund të interpretohen dhe kuptohen në shumë mënyra dhe të cilat janë vetë-shpjeguese dhe nuk duhet të interpretohen më tej. Shumica e ajeteve në Kuran i përkasin këtij grupi të ajeteve.
Ajetet më pak të qarta (muteshabi hat) janë ato ajete, kuptimin e vërtetë të të cilave e di vetëm Allahu xh.sh., ose të kuptuarit e të cilave mund të arrihet në mënyra të ndryshme, ose që nuk janë të qarta vetvetiu, është e nevojshme që të interpretohen më shumë nga ana e atyre që janë ekspertë në tefsir. Ajete më pak të qarta në Kuran ka më pak në krahasim me ajete të qarta.
Subhi Salih në vend të parë në mënyrë të prerë pretendon se mund të themi se Kurani në përgjithësi është muhkem, pra "i qartë", dhe "i kuptu shëm". Në suren Hud, 1, thuhet se Kurani është libër "ajetet e të cilit janë radhitur (në mënyrë të përsosur, njëkohësisht)...", pra, ajetet shpjegojnë njëri-tjetrin, plotësohen dhe ndriço hen. Po ashtu, mund të thuhet, se i gjithë Kurani është muteshabih, thotë Subhi Salih(6), sigurisht nëse këtë fjalë e kuptojmë se i referohet ngjashmërisë së ajeteve kuranore me njëri-tjetrin. Në suren Ez Zumer, ajeti 23, vetë Kurani e përdor fjalën muteshabih në kuptimin e ngjashmërisë: "Allahu e shpalli të folmen më të mirë, librin, të ngjashëm në mrekulli, të përsëritur herë pas here (me këshilla e dispozita), që prej (dëgjimit të) tij rrëqethen lëkurët dhe zemrat e tyre..." (Ez Zumer, 23).(7)
Rreth ajeteve muhkem, Ibn Kethiri në tefsirin e tij thotë se janë të qarta dhe e përbëjnë thelbin e librit, d.m.th. ato janë mjaft të qarta dhe në to për asnjërin nuk ka ndonjë paqartësi ...
Ato janë thelbi, mëmë, tek i cili kthe het në rast paqartësie.
Sipas Ibën Abasit, ajetet muhkem (ajetet e qarta) janë ato të cilat abrogojnë, përcaktojnë hallallin, haramin, dispozitat e Sheriatit dhe rregulloret, ato me të cilat komandohet dhe me të cilat punohet ...(8)
Gjithashtu, komentatori i njohur i Kuranit dhe juristi i shkollës juridike hanefite El-Xhesasi, në tefsirin e tij të famshëm Ahkamu-l-Kuran (Rregulloret e Kuranit)(9), e përmend mendimin e Ibën Abasit se e qartë është abroguese (nasih), dhe më pak e qartë është ajo që është e abroguar (mensuh). Këtë ne kuptojmë, thotë Xhesasi, vetëm një nivel të kuptimit të termit e qartë dhe më pak e qartë, sepse nuk është e thënë se nuk kanë kuptime të tjera.
El-Xhessasi, gjithashtu, duke folur për ajete të qarta dhe më pak të qar ta, thotë: "Ajo që kemi lënë të kup tohet si mendim i mundshëm se e qartë është ajo që supozohet vetëm si e njëkuptimtë, kurse më pak e qa rtë ajo që supozon dy kuptime, është një nga kuptimet që përfshijnë këto emërtime, duke pasur parasysh se ajo që është e qartë quhet e qartë si vazh dimësi e kuptimit të vet dhe qartë sisë gjatë interpretimit, kurse më pak e qartë është quajtur kështu për atë që është e ngjashme me të qartën në njërën anë dhe për shkak se kuptimi duhet të supozohet, dhe me këtë është e ngjashme me diçka tjetër, kuptimi i tij ndryshon nga i qarti dhe për shkak të kësaj është quajtur më pak e qartë.(10)
Rreth ajeteve muhkem (të qar ta) dhe muteshabih (të paqarta) flet edhe Muhamed Asadi në përkthimin dhe komentimin e tij të famshëm të Kuranit në gjuhën angleze i quajtur The Messageof the Quran (Mesazhi i Kuranit). Ai ajetin e 7-të të sures Ali-'Imran e konsideron si çelës për të kuptuarit e Kuranit. Ai pretendon se Et-Taberiu i barazon ajetet muhkemat me atë që gjuhëtarët dhe juristët e përshkruajnë si nass - domethënë, rregullat dhe deklaratat të cilat janë të dukshme (dhahir) duke u bazuar në tekstin e tyre të fjalëpërfjalshëm. Prandaj, thotë Asadi, Et-Taberiu konsideron se ajetet muhkemat (të qarta) janë ato dëshmi dhe dispozita të Kuranit që lejojnë vetëm një interpretim (e që, sigurisht, nuk e përjashton mundësin e dallimit në mendime sa u përket implikimeve të ajetit të caktuar muhkemat). Megjithatë, do të ishte, sipas mendimit tim, thotë Asadi, shumë dogmatike të konsiderohet cilado pjesë të Kuranit, e cila nuk është në përputhje me përkufizimin e më sipërm, si muteshabih (alegorik), sepse ka më shumë dëshmi në Kuran që janë të ekspozuar ndaj më shumë se një interpretimi, por, megjithatë, nuk janë alegorike - ashtu siç ka më shumë shprehje dhe pasazhe të cilat, pavarë sisht nga formulimi i tyre alegorik, i zbulojnë mendjes së kthjellët vetëm një kuptim të mundur. Për këtë arsye, thotë Asadi, ajat muteshabihat mund të përkufizohen si ato pasazhe të Ku ranit që janë shprehur në mënyrë të figurshme, me kuptim që është i nënkuptuar, metaforik, por jo direkt, i shprehur fjalë për fjalë.(11)
El-Xhesasi problematikën e ajeteve të qarta (muhkem) dhe më pak të qarta (muteshabih) e ka kapur rastësisht në shumë vende në tefsir, por më gjerësisht i kushtoi vëmendjen gjatë ko mentimit të ajetit i cili konsiderohet si mbështetje dhe origjinë e këtyre çështjeve, dhe kjo i referohet komentimit të ajetit shtatë të sures Ali-'Imran.
Mufesiri i njohur Es-Sujutiu, në librin e tij El-Itkan fi ulumi-l-Kuran, i përmend fjalët e dijetarit të famshëm Ibn-Hisar:
"Ajetet e Kuranit Allahu i ka ndarë në të qarta dhe të paqarta, dhe pastaj e bëri të qartë se ajetet e qarta janë thelb i Librit, sepse ajo që është e paqartë duhet të interpretohen në përputhje me to. Në ajetet e qarta duhet të mbështetet kur duam të dinë se çfarë dëshiron Al lahu të tregojë për të gjitha çështjet që i bëri për njerëzit si detyrim, të tilla si: njohja e të Plotfuqishmit, besimi në të dërguarit e Tij, pranimi i urdhrave të Tij dhe largimi nga ndalesat e Tij. Në këtë kuptim, ato edhe janë "Thelbi i Librit". Pastaj Ai i Plotfuqishëm na in formon se "ata, zemrat e të cilëve janë të prishura", janë pikërisht ata që i"nd jekin ato që janë më pak të qarta". Kjo do të thotë se ata që nuk besojnë fort në ajetet e qarta dhe që kanë në zemrat e tyre një shkallë të dyshimit, ata kën aqen me ndjekjen e atyre ajeteve më të vështira për t›u kuptuar ose ajete të paqarta... "(12)
Ndarjen e ajeteve në të qarta (el-muh kem) dhe të paqarta (el-muteshabih) e ka përmendur edhe vetë Kurani në ajetin vijues nga surja Ali-'Imran: ُهُو َ الَّذِي َ أ َ نزَل َ عَلَي ْك َ الْكِتَاب َ مِنْه ُآي َ ات ٌ مُّحْكَمَت ٌ هُن َّ أ ُم ُّ الْكِتَاب ِ وَ أ ُخَر مُ تَشَ ابِهَاتٌ ... "Ai të ka shpallur Librin, në të janë ajetet e qarta, ato janë themelet e Librit, kurse të tjera janë më pak të qarta ..." (Ali-'Imran, 7)



_______________________________
1. Jusuf el-Kardavi, Kako se odnositi prema Kur'anu Čas nom, Dobra knjiga d.o.o., Sarajevë, 2012, f. 341-342.
2. Enes Karić, Kako tumačiti Kur'ana, Tugra, Sarajevë, 2005, f. 346.
3. Për definicione të ndryshme të muhke mit dhe muteshabihut shih në: Zerkeshi, El-Burhan,vëll. II, f. 68-90; Sejjid Muhammed Bakir el-Hakim,'Ulu mu-l-Kur'an, f. 165-190; Sujuti, El-Itkan, vëll. III, f. 3-32, etj.
4. SulejmanTopoljak, Osnovi tefsira (Uvod u nauku o Kur'anu), El-Kelimeh, Novi Pazar, 2014, f. 279.
5. Sead Seljubac, Allameh Al-Busnawi i Al-Qa diAl-Baydawi, Tuzllë, 2014, f. 232.
6. Për më shumë shih: Subhi Salih, Mebahith fi Ulumil-Kuran, Bejrut, 1968, f. 281.
7. Enes Karić, Uvod u tefsirske znanos ti, FIN, Sarajevë, 1997, f. 135.
8. Shih: Muhammed Nesib Er-Rifa'i, Tefsir Ibn Kesir (versioni i shkurtuar), versionin e përmblodhi: Muhammed Nesiber-Rifa'i, Grupi i autorëve, Sarajevë, 2012, f. 190.
9. Më shumë për Xhessasin dhe tefsirit të tij shih në: Safvet Halilović, Metodologija tumačenja Kur'ana u hanefijskom mezhe bu, FIN dhe El-Kalem, Sarajevë, 2004.
10. Ibid.,f. 466. 11. Jusufel-Kardavi, Kako se odnositi prema Kur'anu Časnom, op. cit., f. 341-342. 12. Ibid., f. 341-342


 


 


Dituria Islame 344-345


Artikulli i kaluar
Teshehudi

Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë