Kryebashkiaku i Nju Jorkut shtroi iftar për përfaqësuesit mysliman

Në kopshtin e rezidencës Gracie Mansion e cila i përket komunitetit mysliman në Nju Jork u ftuan në ifar nga Kryebashkiaku Bill de Bllasio.

Pas ngrënies së iftarit de Blasio ka theksuar rëndësinë e organizimit të kësaj ngjarje e cila është ndër më të rëndësishmet në Nju Jork.

Në fjalimin e tij ai ka kritikuar retoriken islamofobe të Presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar se Amerika dhe Nju Jorku nuk dëshiron që t’i përjashtoj dhe diskriminoj komunitetet në përgjithësi e myslimanët në veçanti.

De Blasio, i cili deklaroi se numri më i madh i myslimanëve në Shtetet e Bashkuara janë në Nju Jork dhe falënderoi myslimanët për kontributin e tyre.

“Mesazhi im për myslimanët në e Nju Jorkut është se ju ndiheni vetën tuaj të sigurt sepse jeni të dashur, të respektuar dhe të mbrojtur”, tha de Blasio.

Qendra Kulturore Islame Shqiptare, Organizata e Këshillit të Popujve, Islamic Relief USA, Korporata Vintage Food dhe Fondacioni Amerikan Zakat, Restoranti Turk Ali Baba në Nju Jork ishin sponzorët kryesorë të iftarit. /30Ditët/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip