Besimtarët muslimanë në kryeqytetin e Greqisë edhe një Bajram e festuan në bodrumet e ndërtesave dhe objekte private.
Mbi 200 mijë muslimanë të Athinës e cila nuk ka xhami të hapur për adhurim, namazin e Bajramit e falën në bodrumet e ndërtesave që i kanë themeluar me mundësit e veta.
Qindra besimtarë nga shtete të ndryshme u takuan në Qendrën e Arsimit dhe Kulturës Greko-Arabe në lagjen Moshato. Pas namazit besimtarët uruan njëri-tjetrin për festën e Fitër Bajramit.
Athina është kryeqyteti i vetëm në Evropë ku nuk ka xhami të hapur për rituale fetare. Krahas vendimeve të marra, ndërtimi i saj është i pamundur të fillohet për shkak të zgjatjes së procedurave burokratike dhe pengesave ligjore. Sipas planit aktual, vendimi për xhaminë fillimisht ishte marrë në vitin 2006.
Në Athinë jetojnë afro 200,000 muslimanë dhe namazi i bajrameve, si më parë, falet sipas mundësive.
Megjithëse nuk ka shifra zyrtare, vlerësohet se në Greqi jetojnë rreth gjysmë milioni muslimanë, kryesisht emigrantë nga Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika.