Ousmane Dembele paratë e kampionit botëror i dhuroi për ndërtimin e një xhamie
Pas përfundimit të Kampionatit Botëror të futbollit në Rusi, disa futbollistë pjesëmarrës paratë e fituara vendosën t’i japin për bamirësi.
Një prej tyre është edhe Ousmane Dembele, i cili të gjitha paratë e fituara (350,000 euro) ka vendosur t’i dhuroj për ndërtimin e një xhamie në Mauritani.
Dembele ka lindur në Vernonë franceze dhe u rrit në Evreux. Është krenar që është një nga 15 francezë të cilët kanë rrënjët afrikane. Në fakt, nëna e tij është nga Mauritania, ndërsa babai nga Mali, dhe për këtë arsye paratë e fituara nga Kupa e Botës vendosi që t'i dhuroj për ndërtimin e një xhamie në vendlindjen e nënës së tij Diugalyju.
Artikulli i kaluar