Iftari më i madh në Austri: ezani u dëgjua në rrugët e Vjenës

Për të dytin vit radhazi, bashkësia e xhematit bashkë me aktivistët e xhematit “Bosna” në Vjenë dhe rininë, ka organizuar iftar në rrugën (Open Air Iftar).

Për këtë arsye një pjesë e rrugës Hasnerstraße ishte mbyllur për trafik. Në këtë iftar morën pjesë një numër i madh i besimtarëve, miqve, fqinjëve dhe kalimtarëve të rastit, një total prej rreth 2 000 personave.
Nuk munguan përfaqësues të qytetit të Vjenës, të nismës ndërfetare, të kishave të afërta, si dhe përfaqësues të bashkësisë islame në Austri.
Nga kjo ngjarje unike dhe e pazakontë, u dërguan mesazhe të paqes dhe bashkëjetesës.

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1528807268.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/3_1528807295.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/4_1528807307.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/5_1528807318.jpg[/img]

[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1528807336.jpg[/img]


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip