Në kujtim të hoxhës Muhidin Ahmeti

 


Të enjten me datë 05.07.2018, pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë hoxha i nderuar Muhidin Ahmeti.
Me këtë rast drejtori i Drejtorisë për Diasporë në Kryesinë e Bashkësisë Islame të Kosovës, në emrin e Myftiut Tërnava dhe në emrin e institucioneve dhe organeve të saj, shprehu ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët dhe gjithë dashamirësve të tij: "Të Allahut jemi dhe te Ai kemi për t'u kthyer!
Drejtoria për Diasporë, në emër të Myftiut Naim Tërnava, në emër të organeve dhe institucioneve të Bashkësisë Islame të Kosovës dhe në emrin personal të drejtorit Ekrem Simnica, për vdekjen e ima mit, mësuesit e studiuesit të mirënjohur Muhidin Ahmeti; u shpreh ngushëllime familjes, miqve, kolegëve, xhematit, lexuesve dhe dashamirëve të tij duke i këshilluar për durimin dhe duke i rikujtuar për sevapin e tij, duke i rikujtuar edhe për veprën e mbarë të të ndjerit, për vlerat e tij të larta, për virtytet e tij fisnike, për njohjen e mirë që gëzon ndër njerëz dhe për shpresën e fortë që këtë njohje të mirë Allahu i madhëruar ta marrë për dëshmi ymeti e t'i gjendet në Ahiret. Allahu e mëshiroftë!
Lutemi veçanërisht që, për së mundjen e tij dhe për ndërrimin jetë në moshë relativisht të re, që neve këndej na sollën dhimbje e pikëllim të thellë, matanë Allahu ta shpërblejë duke e çuar në xhenetet e Tij të larta!", thuhet mes tjerash në mesazhin e ngushëllimit.
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim Tërnava, në ceremoninë e varrimin mes të tjerash drejtoi ngushëllimet e tij më të sinqerta për familjen, të afërmit, shokët dhe gjithë ata që e njohën hoxhën e nderuar. Me këtë rasti ai kujtoi punën, angazhimin dhe veprimtarinë e tij të bujshme.
Hoxha i nderuar pas vete la shumë dashamirë dhe shokë të cilët do ta kujtojnë me mall, e të cilët do të luten për të, derisa të jenë gjallë. Ndër ta është edhe shoku i studimeve, prof. Ajni Sinani, i cili kujton kohën e kaluar së bash ku me të ndjerin. Ai kujton vitet e vështira, ku në Shqipëri dhanë kontribut për shumë vite.
"Syri loton, zemra mërzitet, por ne nuk themi veçse atë çka është i kënaqur Zoti ynë. Qofsh i xhenetit miku im i pa harruar, Muhidin Ahmeti. U takofshim në xhenet!"
Të enjten me datë 05.07.2018, pas një sëmundjeje të shkurtër ndërroi jetë hoxha i nderuar Muhidin Ahmeti. Ai me kontributin e dhënë në Shqipëri do të kujtohet gjatë ndër breza. Myftiu i Shkodrës, z. Muhamed Syrtari, në mesazhin e tij të ngushëllimit drejtuar familjarëve, miqve, shokëve dhe dashamirëve shprehet: "Lajmi për vdekjen e studiuesit islam, Muhidin Ahmeti, ka shkaktuar dhembje të shoqëruara me lutje për shpirtin e tij në Shkodër dhe në mbarë trojet shqiptare. Ne shprehim mirënjohjen dhe respektin më të madh për këtë burrë të përkushtuar në shërbimet e tij ndaj thirrjes islame në Shkodrën e viteve të para të rimëkëmbjes së besimit pas komunizmit. Shkodra është tejet mirënjohës ndaj teologëve shqiptarë nga trojet etnike, që nuk ngurruan të vinin në Shkodër e në Shqipëri pas ndryshimit të sistemit, me qëllim të rimëkëmbjes islame të komit, e ndër ta ishte edhe tashmë i ndjeri, hoxhë MuhidinAhmeti."
Myftiu i Gostivarit, z. Shaqir Fetahu, e kujton hoxhën si njeri të buzëqeshur, të mprehtë në mendime, të paluhatshëm në momente të vështira dhe si shërbyes i vërtetë në shpjegimin dhe kultivimin e vlerave islame.
"Ai ishte i afërt me shokët, pionier i shkrimeve dhe botimeve në gjuhën shqipe, i palodhshëm në edukimin e kombit, i pandalshëm në veprimtarinë e tij me gjithë persekutimin nga pushteti sllavë, thënë më shkurt inspirues i vërtetë për atë se si duhet jetuar, vepruar dhe si duhet vdekur. Jemi krenar që kombi ynë pati këtë personalitet të lartë. Allahu e mëshiroftë me xhenetet e Tij!", thuhet mes tjerash në mesazhin ngushëllues.
"I dashur Mujo", e fillon kujtimin për hoxhën shoku i Medresesë, prof. Nexhat Ibrahimi.
"Kaluan mbi katër dekada prej kur u njohëm në Medrese, ishin kohë të mira përkundër vështirë sive të kohës, pastaj me sugjerimin tim erdhe në Sarajevë, e pranove sugjerimin tim që të bëheshe imam në Prizren, të cilën punë e kreve me korrektësi. I dashur Mujo! Një gjë e di, që asnjëherë nuk e ke refuzuar punën. Allahu qoftë Ai që do ta vlerësojë qëllimin tonë të mirë edhe kur kemi gabuar. Mëshira e Tij është më e madhe se puna jonë. Dashuria e tij është e pakufishme për krijesat e tij."
Hoxha i nderuar u kujtua dhe do të kujtohet edhe përtej trojeve shqiptare, në Evropë e edhe në Amerikën e largët. Imami Didmar Faja, nga Arizona e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka kujtuar vitet e 90-ta, kur ishte takuar me Muhidin Ahmetin për herë të parë në Shkodër.
"Ardhja e profesorit, ishte në fillim të viteve 90 në Shkodër, ku liria e besimit sapo kishte filluar të rikthente rrezet e saj të para në zemrat e lodhura dhe të ftohta të një pjese dërmuese të njerëzve. Ai filloi të na mësonte Besimin Islam në medresenë Haxhi Sheh Shamia, dhe shumë shpejt, me cilësitë e tij fisnike filloi të linte gjurmë në mendjet dhe zemrat tona.
Një shprehje thotë: "Njeriu bujar është ai, të cilit i bën një shërbesë të thjeshtë dhe të bën të ndihesh sikur ke bërë për të të pamundurën." Zotit i lutem që të na bashkojë me Muhidin Ahmetin dhe bashkë me të Dërguarin e Allahut në xhenetit Firdevs."
Muhidin Ahmeti lindi në fshatin Zaplluxhë të komunës së Dragashit në vitin 1962. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për ta vazhduar më pas shkollimin në Medresenë "Alaudin" në Prishtinë. Studimet më pas i vazhdoi në Kajro të Egjiptit. Për shkak të regjimit serb u detyrua të emigroi në Shko dër, ku punoi si mësimdhënës, pedagog e kryetar i komisionit të lëndëve fetare në Medresenë Haxhi Sheh Shamia.
Nga viti 2006 ka vepruar në Wells të Austrisë si pedagog, imam dhe mësues. Së fundmi ai ishte kryeimam i Komunitetit Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë. Ai vdiq në moshën 56 vjeçare, duke lënë pas vetes bashkëshorten, djalin dhe dy vajza. Varrimi i tij u bë në Prizren, e falja e xhenazes iu bë në Xhaminë e Bajraklisë, në prezencën e shumë personaliteteve të ndryshme, nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e më gjerë. Faljes së xhenazes i priu Kryetari i Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës, Myftiu Naim Tërnava.


 


Bajram Zeqiri


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

“Origjina e numrave” – arti, matematika dhe shpirtërorja në një ekspozitë