E pyet mësuesja nxënësin e klasës së parë: "Nëse unë të jap një mollë, një mollë dhe një mollë, atëherë sa molla do t’i kesh?"
"Katër molla", u përgjigj nxënësi:
Mësuesja e përsëriti të njëjtën pyetje, duke menduar se nxënësi nuk e ka dëgjuar mirë, por nxënësi i japi të njëjtën përgjigje. Mësuesja e zhgënjyer e pyeti përsëri, por kësaj radhe mori shembull portokallin, sepse e dinte se atij i pëlqen portokalli. Përgjigjja e tij ishte tre portokaj. Pastaj mësuesja e pyet sërish për molla, por ai prapë i tha katër molla. Mësuesja e zemëruar filloi t’i bërtas: "Po ku qëndron ndryshimi?" Djali u përgjigj: "Unë e kam një mollë në çantë!"
Kur dikush ju përgjigjet, e përgjigja e tij nuk është e njëjtë me atë që ju e mendoni, atëherë dijeni se ai e shikon nga një këndvështrim tjetër dhe ka një arsye për këtë përgjigje, edhe pse ju këtë nuk e dini. Dëgjoni mirë opinionet e të tjerëve dhe mendoni për pikëpamjet e tyre para se t’i gjykoni.