Niset grupi i parë i haxhinjve shqiptarë drejt Mekës e Medines
Rreth 200 besimtarë myslimanë nga Shqipëria janë nisur drejt vendeve të shenjta të Mekës e Medinës për të kryer ritualin e haxhit për vitin 2018.
Besimtarët që vinin nga myftini të ndryshme të Shqipërisë por edhe dhjetëra të tjerë nga Mali i Zi, lanë aeroportin e Rinasit mbrëmjen e djeshme.
Besimtarët u përcollën nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Bujar Spahiu si dhe përfaqësues të tjerë të institucionit. Ndërkohë grupi i dytë i besimtarëve do të nisen gjatë ditës së nesërme për tu bashkuar me pjesën tjetër të haxhinjve.
Këtë vit janë rreth 460 besimtarë myslimanë shqiptarë të cilët do të udhëtojnë drejt Mekës për t’iu bashkëngjitur miliona haxhinjve nga e gjithë bota për të kryer ritualin e haxhit.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës