Një muslimane zgjidhet deputete në parlamentin e Suedisë

30 vjeçarja Laila Ali Elmi, me origjinë somaleze, u zgjodh deputete e Partisë së Gjelbër dhe u bë deputetja e parë muslimane, me shami në Suedi.

Elmi, që para zgjedhjeve nuk njihej shumë dhe ishte treguar kandidate në radhë të 21-të nga partia, në mënyrë të paparashikuar mori vota më shumë se kandidatët tjerë në listë dhe u bë gruaja e parë muslimane e mbuluar, që ka hyrë në Parlamentin Suedez, Riksdag.
Ajo kishte hyrë në listën e kandidatëve nga Goteburg të Suedisë ku jetojnë shumë afrikanë lindorë dhe mori një mijë e 461 vota.
Elmi, me origjinë somaleze, hapin e parë në jetën e politikës, e hodhi në vitin 2014-të me detyrën në këshillin e bashkisë së Angeres në periferi të Goteburgut.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip