Këshilli mësimor-shkencor në mbledhjen e 7 të saj të rregullt, zgjodhi Dekanin e Fakultetit të Shkencave Islame.
Komisionit për zgjedhje dhe emërime, pasi paraqiti raportin mbi rrjedhën e punës në lidhje me konkursin shpallur për zgjedhje të Dekanit të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup, në të cilin konkuroi vetëm një kandidat, prof dr. Shaban Sulejmani të cilit, para se të bëhet votimi ia dha fjalën të elaboron platformën me të cilën kishte konkurruar. Pas mbarit të diskutimeve që u zhvilluan Komisioni për zgjedhje dhe emërim hedhi në propozim mënyrën e votimit. Pasi u votua që votimi do të behet haptazi, u kërkuan nga anëtarët e këshillit që ishin prezent në mbledhje të votojnë. Të gjithë njëzëri votuan për me çka dhe KMSH e zgjodhi Prof. Dr. Shaban Sulejmanin Dekan të Fakultetit të Shkencave Islame në Shkup.
Pjesëmarrës në mbledhje ishte edhe Reis Ul Ulema h. Sulejamn Ef. Rexhepi – Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë, i cili përgëzoi për punën e bërë nga Komisioni për zgjedhjen e Dekanit të FSHI-Shkup duke i dëshiruar Dekanit të posa zgjedhur çdo të mirë dhe suksese në punë.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/shaban-sulejman_1540450314.gif[/img]
Prof. Dr. Shaban Sulejmanin