Tjetër xhami në zemrën e orthodoksisë botërore

Kryetari i bashkisë së Moskës, Sergej Sobjanin njoftoi lajmin e rëndësishëm të kësaj jave për muslimanët e Rusisë.

Në kryeqytetin e Rusisë do të ndërtohet një xhami të re në zonën e njohur si “New Moska”, rreth 20 kilometra nga Kremlini.

Është interesante se të gjitha detyrat e lidhura me xhaminë e re do të jetë nën juridiksionin e Moskës, nëpërmjet myftiut Albir Krganov.

“Vitin e ardhshëm do nisë puna me projektin konkret. Është gjë e mirë që xhamia e re të jetë 20 kilometra nga Kremlini, pasi do të lehtësojë mbipopullimin e qendrës së Moskës në raste Bajramesh”, tha myftiu.

Rusia, veç popullsisë musliman që trashëgon nga republikat kaukaziane, po njeh dhe një trend në rritje të orthodoksëve të pranojnë Islamin. /tesheshi.com/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip