Babush, më kap për dore!

Një vajzë e vogël bashkë me babain e saj kalonin urën.

Babai i kujdesshëm duke u frikuar për vajzën e tij se mos bie, i tha: “Shpirt, më kap fortë për dore, të mos biesh në lum.”

Ndërsa vajza në këtë tha: “Jo, babush, më kap ti për dore.”

Babai i habitur pyet: “Vallë, mos ka dallim në këtë?”

Vajza iu përgjigj: “Nëse unë të kap për dore, ndoshta nuk do të mund të të mbaj, dhe mund që dora të më rrëshqas dhe të bie. Ndërsa, nëse ti më kap për dore, ti asnjëherë nuk do të më lëshosh dorëm të më rrëshqas.”