Në kohën e halifes Omer r.a., erdhi një njeri i cili kërkoi nga ai që t’i jep pozitë shtetërore.
Omeri r.a. e pyeti: “A di të lexosh Kuran?”
Ai u përgjigj: “Jo.”
Omeri r.a. tha: “Ne nuk japim pozitë me përgjegjësi në pushtet dikujt nëse nuk di të lexojë Kuran.”
Njeriu u kthye në shtëpi dhe filloi të mësojë leximin e Kuranit. Por, kur u miqësua dhe mëshirua me Kuranin fisnik nga zemra e tij u zhduk dëshira dhe lakmia për pozitë dhe detyrë me përgjegjësi, dhe nuk u paraqit fare te Omeri r.a.
Një ditë, pas një kohe të gjatë Omeri r.a. e takoi dhe e pyeti: “Pse nuk erdhe për pozitën që kërkove?”
Ai u përgjigj: “Mësova të lexoj Kuran dhe zemra mu forcua, kështu që më nuk ndiej nevojë dhe varësi nga njerëzit dhe për pozitë.”
Omeri r.a. e pyeti:” Cili ajet të bëri kështu të pavarur?”
U përgjigj:
“... E kush i frikësohet Allahut, Ai i hap rrugë.
Dhe e furnizon prej nga nuk e kujton fare ...” (Et - Talakë, 2-3)
Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi