Për pak sa nuk e shita fenë islame

Para disa viteve, imami i një xhamie u transferua në qytetin e Londrës (Britanisë së Madhe), i cili thuhet se çdo ditë udhëtonte me autobus nga vendi ku banonte, deri në Londër.

Pas disa javësh të transferimit të imamit në Londër, i cili në të shumtën e rasteve udhëtonte me të njëjtin autobus si dhe me të njëjtin shofer, një ditë prej ditësh gjersa bëri pagesën e biletës, vërejti se drejtuesi i autobusit i kishte kthyer 20 qindarka më shumë se sa duhej nga shuma e biletës. Duke parë se në duart e tij kishte një shumë që duhej t’ia kthente pronarit të saj, përsëri mendoi: harroje këtë çështje, është vërtetë një shumë e vogël, prandaj askush nuk do të interesohet për këtë, duke mos harruar faktin se kompanitë e transportit publik, në këtë rast autobusët, përfitojnë të ardhura të mëdha çdo ditë, prandaj 20 qindarka nuk do t’i dëmtojë aspak, përkundrazi këto 20 penc do t’i ruaj dhe do t’i llogaris si një dhuratë nga Allahu i Madhërishëm dhe do të heshtë.
Koha po kalonte dhe erdhi momenti që autobusi të ndalej në destinacionin ku imami ishte nisur. Para se të zbriste nga autobusi, u ndal pak dhe zgjati dorën për t’i dhënë shoferit 20 cent (penc), duke i thënë atij: Ja urdhëro këtë shumë, më keni dhuruar më shumë se sa duhej! Shoferi i mori paratë dhe buzëqeshi, e më pas më pyeti: A nuk jeni ju imami i ri i këtij rajoni? Kam shumë kohë që po mendohem të vij në xhaminë tuaj për t’u njohur me fenë islame, dhe për këtë qëllim të dhurova shumën e tepruar të parave për të parë se cili do të jetë veprimi juaj! Me të zbritur imami nga autobusi, ai ndjeu një dobësi në këmbët e tij dhe për pak sa nuk ra në tokë nga kjo gjendje e frikshme.
U mbështet në pemën më të afërt që ishte aty pari, u mbajt që mos të rrëzohej, shikoi lart në qiell dhe duke e lutur Allahun lotët filluan t’i rridhnin: O Zot, desha ta shes Islamin për vetëm 20 penc (cent).
Të nderuar vëllezër dhe motra, neve nuk jemi në gjendje t’i njohim qëllimet e njerëzve se çfarë duan në të vërtetë prej nesh. Nganjëherë mund të ndodhë që të mos jemi në gjendje që njerëzit të na lexojnë, apo të jemi ai Islami që do ta dallojë muslimanin nga jomuslimani, së këndejmi, nga të gjithë ne kërkohet që domosdo të tregohemi shembull për të tjerët dhe gjithnjë të jemi të drejtë dhe konform dispozitave të Allahut të Madhërishëm, pasi nuk jemi në dijeni se kush i mbikëqyrë mbikëqyr sjelljet tona, e më pas të na gjykojë si muslimanë, e mbi të gjitha si rezultat i sjelljeve tona, gjykohet dhe sulmohet Islami në tërësi. E lusim Allahun e Madhërishëm që të na furnizojë me dituri të dobishme dhe punë të mira, të pranuara. Gjithashtu i lutem Allahut që të na mbrojë nga dija e padobishme dhe të na bëjë prej atyre që gjithnjë e ndjejnë praninë e Krijuesit Fuqiplotë. E lusim Allahun e Madhërishëm që të mos na sprovojë me sprova të tilla dhe të na bëjë prej atyre që e kanë frikë Allahun haptazi dhe fshehurazi. Amin.



Përktheu nga gjuha angleze: Mr. Fehim Dragusha


Artikulli radhës
Njeriu i verbër