Sot me namazin e mëngjesit është hapur për ibadet xhamia e Çamllëxhasë (Çaml?ca) në Stamboll që është xhamia më e madhe e Turqisë.
Ezani i parë në xhaminë që gjendet në kodrën më të lartë të Stambollit, ndërtimi i së cilës filloi në vitin 2013 dhe që zgjati 6 vjet, u këndua me namazin e mëngjesit.
Interesimi i qytetarëve për namazin e parë në xhami ishte jashtëzakonisht i madh.
Përurimi zyrtar i xhamisë së projektuar si një kompleks, ku mund të falen njëkohësisht 63 mijë persona, do të bëhet gjatë ditëve të ardhshme nga Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdoan.
Krahas vendit për falje, xhamia Çamllëxha ka edhe 11 mijë metra katrorë për muze, 3 mijë e 500 metra katrorë për galeri të arteve, 3 mijë metra katrorë për bibliotekë, sallë të konferencave me kapacitet 1 mijë persona, 8 punëtori arti dhe 3 mijë e 500 metra katrorë parking të mbyllur për makina.
Kubeja e xhamisë me diametër 34 metra simbolizon Stambollin.