Xhumaja e parë në Zelandë të Re pas sulmit terrorist mbi xhamitë në Christchurch në të cilat u vranë 50 dhe u plagosën po aq muslimanë, u shënua me transmetimin e ezanit drejtpërdrejt në mediat shtetërore Radio “Zelanda e Re” (RNZ) dhe Televizionin “Zelanda e Re” (TVNZ), raporton Anadolu Agency.
Në mbarë Zelandën e Re janë mbajtur programe në shenjë përkujtimi dhe respekti ndaj viktimave të sulmit terrorist në xhaminë “Al Noor” dhe “Linwood”
Pasi përmes emetuesve publik u emetua ezani për namazin e xhumasë, në tërë vendin u mbajt dhënie respekt dy-minutësh për të vrarët.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1553337383.jpg[/img]
Kryeministrja e Zelandës së Re Jacinda Ardern ishte pranishme në faljen e namazit të xhumasë në parkun Hagley në Christchurch.
Ardern në fjalimin e shkurtër para faljes së xhumasë, ku e citoi një hadith të të dërguarit Muhamed a.s, porositi se të gjithë besimtarët janë një trup.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/untitled4-(2)_1553337352.jpg[/img]
“I dërguari Muhamed ka thënë: ‘Besimtarët njëri-tjetrit i shfaqin respekt, dhembshuri dhe simpati dhe ata janë si një trup. Nëse një pjesë e trupit është e sëmurë, edhe pjesët e tjera të trupit i bashkangjiten dhimbjes’. Zelanda e Re është me ju. Në pikëllim ne jemi një”, tha Ardern.
– “Na thyen zemrat, por nuk jemi të mposhtur”
Imami i xhamisë Linwood, Alabi Lateef Zirullah, thirri ezanin, ndërsa hutben e mbajti imami i xhamisë Alnoor, Gamal Fouda, duke falënderuar kryeministren dhe Qeverinë e Zelandës së Re dhe gjithë qytetarët për mbështetjen e treguar.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/1499081-1518179_1553337715.jpg[/img]
Duke theksuar se terrorizmi nuk ka ngjyrë, fe he komb, ai tha se pas sulmit terrorist u trgeua se Zelanda e Re është e pamposhtur.
“Bota te ne mund të sheh shembullin e dashurisë dhe unitetit. Zemra na është thyer, por nuk jemi të mposhtur”, tha ai.
[img]http://www.islamgjakova.net/uploads/2_1553336959.jpg[/img]
Një numër i madh i grave në Zelandë të Re iu përgjigjën thirrjes së kryeministres Ardern dhe në shenjë solidariteti me muslimanët sot vendosën shami.