Ndërrohen qilimat në Mesxhid-i Haram dhe Xhaminë e Pejgamberit a.s. për muajin Ramazan

Në kuadër të përgatitjeve të muajit të Ramazanit, të gjitha qilimat e Xhamisë së Madhe (Mesxhid-i Haram) dhe Xhamisë së Pejgamberit a.s. (Mesxhid-i Nebevi) në Arabinë Saudite, janë ndërruar

Në ueb faqen e Drejtorin e Çështjeve të Përgjithshme të Mesxhid-i Haram dhe Nebevi, thuhet se të gjitha qilimat e të dyja xhamive janë ndërruar.

Në Mesxhid-i Haram janë ndërruar 21.000 qilima, ndërsa në Mesxhid-i Nevebi 3.000, si dhe është formuar vend shtesë që më shumë persona të mund të falnin namazin.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip