Një person i panjohur paguan të gjitha borxhet në një farmaci në Kalesia të Bosnjës

Ditë më parë një person, identiteti i të cilit nuk është i njohur, ka paguar të gjitha borxhet e qytetarëve në farmacinë "Adonis" në qytetin Kalesija në Bosnje.

"Jemi befasuar nga gjesti i këtij personi. Janë të rralla situata të tilla kur dikush ofron t’i paguaj borxhet. Ditë më parë erdhi një person dhe më tha t’i mbledh të gjitha borxhet e klientëve e më pas ta thërras atë. Atë ditë i mblodha të gjitha borxhet dhe të nesërmen e thirra në telefon. Ai erdhi dhe ai pagoi të gjitha", thotë pronari i farmacisë "Adonis".

Për shkak të situatës së vështirë materiale, kjo farmaci u ka mundësuar klientëve të saj blerjen e barnave me veresie. Këta janë kryesisht persona të varfër dhe pensionistët, të ardhurat e të cilëve janë të pamjaftueshme për t’i mbuluar të gjitha shpenzimet.

Gjesti human i këtij personi ka hasur në reagime pozitive tek banorët e Kalesisë.

[IMG]http://www.islamgjakova.net/uploads/1_1556618173.jpg[/IMG]