Imami me origjinë nga Kosova, do të shërbejë në policinë e New York-ut

Tahir Kukaj, imami me origjinë nga Kosova, do të shërbejë si klerik në policinë e New York të SHBA-së, njofton Radio Evropa e Lirë, në kuadër të fushatës “Jo në emrin tim”.

Roli i tij si klerik në këtë departament do të jetë ofrimi i ndihmës shpirtërore për policët që kanë nevojë.

“Imam Tahir Kukaj, i cili u betua si kapelani ynë i ri musliman në NYPD me betimin e dhënë nga Shefi i Personelit William Morris, ka qenë gjithmonë aktiv dhe mbështetës edhe para titullit të tij zyrtar,” ka njoftuar në faqen e saj Shoqata e Oficerëve të Policëve Musliman në Nju Jork.


“Unë jam imam i Departamentit të Policisë së New York-ut. Kjo do të thotë se kam përgjegjësi morale që të kujdesem për aspektin shpirtëror për të gjithë policët, pa dallim feje dhe race”, ka thënë Kukaj.

Ai poashtu ka falënderuar NYPD dhe komisionarin James P. O’Neil, të cilët ia besuan këtë detyrë të madhe, por edhe Qendrën Kulturore Islame Shqiptare për mbështetjen e vazhdueshme.


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Bashkësia Islame e Kosovës shënon 40 vjetorin e përkthimit të parë të Kuranit në shqip