Telegram ngushëllimi

Kryesia e Bashkësisë Islame të Kosovës ndan dhembje me vëllezërit e tyre turq pas tërmetit që goditi zonën Elazig dhe disa fshatra përreth

Edhe me këtë rast e lusim Zotin xh.sh që të vdekurit t’i shpërblejë me xhenet, të plagosurit t’i shëroj sa më shpejt, dhe familjëve të të vdekurëve Zoti ju faltë durim që ta kapërcejnë këtë gjendje të rëndë sa më lehtë. Në këto ditë të vështira për popullin turk Bashkësia Islame e Kosovës, por edhe tërë populli i Kosovës ndan dhembje me ju dhe për cdo situatë është me ju. Ndaj pranoni ngushëllimet tona, dhe duke lutur Zotin që të falë mëshirë dhe begati për Turqinë edhe në këtë momente të vështira nëpër të cilën po kalon pas tërmetit të fuqishëm që goditi disa rajone të zonës Elazig!

Myftiu i Kosovës: Naim Tërnava