Arabia Saudite do të zbatojë një izolim 24-orësh në gjithë vendin gjatë festës së Fitër Bajramit për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Ministria e Brendshme ka bërë të ditur se izolimi do të jetë në fuqi nga data 23 maj, kur nis Fiter-Bajrami, deri më 27 maj, kur edhe përfundon.
Bajrami shënon fundin e muajit të shenjtë të Ramazanit dhe zakonisht festohet me vizita të familjarëve te njëri-tjetri.
“Deri më 23 maj, aktivitetet ekonomike do të qëndrojnë të hapura dhe njerëzit do të mund të lëvizin lirshëm ndërmjet orës 9 të mëngjesit dhe 5 të pasdites”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.
Në muajin mars, autoritetet saudite kanë anuluar umren nga frika e përhapjes së koronavirusit, por edne nuk kanë marrë vendim për Haxh, i cili këtë vit i bie në fund të korrikut.