Për herë të parë në historinë e Britanisë së Madhe: një gjykatëse me shami
Raffia Arshad u emërua gjyqtarja e parë me shami në Mbretërinë e Bashkuar.
Javën e kaluar 40-vjeçarja Arshad u emërua zëvendës gjykatës në qarkun Midlands.
Raffia si 11 vjeçare filloi të ëndërronte një karrierë juridike. Sidoqoftë, ajo u rrit duke pyetur veten nëse “njerëzit që duken si unë”, ose nëse një grua e klasës punëtore që ende i përket një pakice etnike, mund të ketë sukses në atë botë. Afro 30 vjet më vonë, ajo nuk është vetëm një avokate e suksesshme, por e emëtuar tashmë dhe si zëvendës gjykatëse e rrethit në Midlands.
Në një intervistë për Metro, zonj.Arshad tha se emërimi i saj në postin e gjykatësit të rrethit është një mesazh i rëndësishëm për të gjitha gratë, e në veçanti për gratë myslimane.
Artikulli i kaluar
Artikulli radhës