Një në një mijë: shqiptarja nga Maqedonia e Veriut në Haxhin e “paprecedent”

Vetëm rreth 1 mijë pelegrinë kanë mundur të kryejnë ritualin Haxhit këtë vit për shkak të kufizimeve të reja të kontrollit të vendosura nga Arabia Saudite edhe pse qytetet e Mekës dhe Medinës normalisht presin më shumë se 2 milion njerëz gjatë perjudhës së haxhit.

Sipas CNN, rreth 70% e haxhinjëve këtë vit janë shtetas të huaj që banojnë në Arabinë Saudite, ndërsa pjesa tjetër janë nënshtetas sauditë.

Arabnews.com shpjegon se Ministria e Shëndetësisë saudite ka përfunduar përgatitjet e saja për të siguruar kujdesin mjekësor për haxhinjtë që do të mblidhen në rrafshinat e malit Arafat. Ka pasur gjithashtu edhe një spital të lëvizshëm në Arafat dhe klinika të lëvizshme në Muzdalifeh gjatë gjithë ditës së Arafatit për t’i shërbyer haxhilerëve deri në largimin e tyre. Ministria gjithashtu ka përgatitur një kamp të integruar në zona të ndryshme për të izoluar rastet e dyshuara të koronavirusit dhe për të zbatuar masa parandaluese.

Pas masës së ndërmarrë nga autoritetet saudite që kufizojnë numrin e pelegrinëve në 1mijë, një nga ato të privilegjuarit që mund të kryente haxhin këtë vit ishte një grua nga Republika e Maqedonisë së Veriut, që jeton në Riad prej gati gjashtë vjetësh.

Hamide Halimi u shpreh për Arab News se e ka ëndërruar haxhin që kur ka ardhur të jetojë në Riad dhe më në fund kjo ëndërr u realizua.

“Në grupin tim, ne jemi pak a shumë 20 gra dhe gjatë gjithë kësaj përvoje kemi qëndruar të gjitha sëbashku. Edhe gratë që kanë ardhur me burrat e tyre kanë qëndruar me grupin tonë të grave. Dhe kjo për mua ka qenë një eksepriencë e veçantë motërise.”tha ajo

Halimi është shumë e lumtur kur sheh se autoritetet kanë organizuar ritualin të tillë formë që çdo pelegrinë të ketë mundësi të arrijë më afër Qabes për Tavaf. Gjatë vizitave të saj të mëparshme për Umre, ajo e përshëndeti Qaben nga shumë larg, madje një herë, për shkak të turmës së dendur, asaj iu desh ta kryente ritualin nga tarraca e Xhamisë së Madhe.

“Ishte një moment surreal që nuk mund ta imagjinoja kurrë të ndodhte. Vitin e kaluar, në Ditën e Arafatit, unë iu luta Zotit për një Haxh gjatë të cilit të mos i pengoj askujt por edhe të jem në gjendje ta prekë Qaben. Dhe kështu ndodhi. Duaja m’u pranua.Të gjithë ata që kryejnë haxhin duhet të ndjekin disa udhëzime, ndryshe nga herët e tjera, por megjithatë ka qenë një Tavaf kaq i qetë, saqë jam pa fjalë. “

Ajo sqaroi në lidhje me rrathët e ndjekjes: “Kur shkuam në qendrat mjekësore, ne bënë një kontroll të përgjithsëhm shëndetësor dhe në fund u testuam për të parë në rast se kemi korona virus. Na dhanë një byzylyk i cili funksionon me një aplikacion që instalohet në telefon prej nga ndiqen dhe udhëzimet përkatëse për lëvizjet tona, ”shtoi Halimi.

Ajo tha se të gjithë haxhilerët i përmbahen rregullave dhe udhëzimeve të distancës sociale.



Nada Dosti


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)