Sekretari i Organizatës Ndërkombëtare të Turizmit Hallall, Emrullah Ahmet Turan, ka deklaruar se me pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) që u kanoset pushuesve, është rritur interesi ndaj turizmit hallall që ofron një intimitet më të madh, raporton Anadolu Agency
Turhan tha se kjo sub-kategori e turizmit nënkupton nevojën për intimitet, i cili jep asaj avantazh në këto kohë të pasigurta.
Turizmi hallall ofron paketa të përgatitura me porosi për pushuesit që zbatojnë ligjin musliman, ndër të tjera duke ofruar qëndrim në hotele që nuk shërbejnë alkool, si dhe që i ndajnë qendrat dhe pishinat për burra dhe gra.
Turhan tha se njerëzit mund të shijojnë sezonin e pushimeve verore duke ndjekur rregullat e distancimit shoqëror, të cilat i ofron turizmi hallall.
Turhan tha se në Turqi rreth 30 hotele i kanë kthyer objektet e tyre në turizëm hallall. Ai theksoi se globalisht turizmi hallall është “biznes serioz” dhe se në vitin 2018 arriti një vëllim prej 171 miliardë dollarësh.
Turizmi dhe udhëtimi ajror janë ndër industritë më të prekura nga pandemia COVID-19.
Pasi për herë të parë u shfaq dhjetorin e kaluar në Kinë, koronavirusi është përhapur në mbarë botën, duke shkaktuar një frikë globale dhe pasoja ekonomike pasi vendet kufizuan udhëtimin ajror dhe imponuan bllokime për të zvogëluar përhapjen e saj.