Romina, trajnuesja personale për një prindërim të suksesshëm

Romina Cani është nga Elbasani dhe aktualisht jeton në Rijad, Arabi Saudie. Ajo ka kryer një pjesë të studimeve në Universitetin e Elbasanit në degën Infermieri-Mami.
Gjithashtu është e specializuar si Childbirth Educator (Eksperte e çertefikuar rreth Shtate?zanise? dhe Lindjes) falë një trajnimi të posaçëm nga një organizatë amerikane me qendër në Rijad. Ajo ka kryer një pjesë të studimeve në Universitetin e Elbasanit në degën Infermieri-Mami.
Ajo ndihmon çifte për një eksperiencë sa më të lehtë pritje të një fëmije, ofron strategji ndërveprimi pre-partumi dhe postpartumi si përshembull për të përballuar kontraksionet e lindjes. Kështu ajo ofron këshilla të ndryshme që kanë të bëjnë me të gjithë procesin e sjelljes në jetë të një fëmije përfshirë këtu dhe pergatjen e partnerit (bashkëshortit) emocinalisht edhe fizikisht si të ndihmojë, suportojë gruan shtatëzënë, deri tek detajet se si duhet përgatitur çanta për në spital, të gjitha këto përmes videove motivuese, një profili të pasur me informacione dhe këshilla dhe kurse online tek për tek përmes aplikacionit Zoom, ose video call përmes ëhats app-it. Romina është gjithashtu një mbështetëse e lindjes natyrale dhe e gjidhënies.
Profili i saj në facebook dhe instagram përmban informacione të shkruara dhe video në të dyja gjuhët anglisht dhe shqip për një audiencë akoma më të gjërë ndërkombëtarisht.
Me një koleksion dëshmishë (testimonials) të pasur prej atyre që kanë përfituar prej shërbimeve të saja, ajo vazhdon dhe do të vazhdojë të mbështesë gratë në këtë rrugëtim të mrekullueshëm:
“Pas lindjes së djalit tim të parë zbulova këtë dëshirë dhe pasion për të përqëndruar njohuritë dhe aftësitë e mija në një profesion dedikuar shëndetit fizik dhe mendor të gruas dhe lehtësimit të perjudhës së mëmësisë në veçanti dhe prindërimit në përgjithësi. Dua të rris ndërgjegjësimin për fazën e postpartumit (faza pas lindjes) sepse e shoh që në Shqipëri por edhe në disa shoqëri të tjera në botë nuk i jepet rëndësia e duhur. Une i them çdo femre që të informohet, edukohet për trupin e saj,shëndetin e saj mendor, lindjen edhe fazën pas lindjes. Besoj se Mëmësia e?shte? nje? fillim i ri i një rrugëtimi sa të ëmbël aq dhe sfidues, dhe te? gjitha meritojme? nje? fillim te? lumtur.” shprehet ajo.



Nada Dosti
muslimania.al


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)