Ka filluar mësim-besimi fetarë në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës

Me iniciativën e Këshillit të Bashkësisë Islame të shtunën ka filluar mësim-besim fetarë për djem dhe vajza në rreth 20 xhami të qytetit dhe të fshatrave të Gjakovës.

Kursi fillestarë për nxënësit e interesuar do të mbahet çdo të shtune, e i cili do të vazhdojë për tre muaj radhazi.

Në fund të këtij kursi nxënësit përveç që do të pajisen me çertifikatë të suksesit do të organizohet edhe një shetitje e përbashkët në disa vende të Kosovës.