Është dy vjeç e gjysmë dhe është i gjatë 1.3 metra

Kur dyvjeçari Karan Singh qëndron afër bashkëmoshatarëve të tij duket sikur është disa vjet më i vjetër.

Me 1.3 metra gjatësi besohet se është dyvjeçari më i gjatë në botë. Prej lindjes Karan i ka mahnitur të gjithë me gjatësinë e tij. Kur lindi ishte i gjatë 60 cm dhe peshonte 2.7 kilogram. Kurrë nuk ka mundur t’i veshë rrobat e moshës së tij.

Tash veshë rrobat e qepura për shtatëvjeçarët. Sipas gazetës britanike “Telegraph”, Karan është vazhdimisht i uritur, ndërsa mund të hajë menjëherë pesë molla dhe gjithmonë kërkon dhjetë lugë mjaltë.

Jeton në Meerut të Indisë, ndërsa nëna e tij është basketbollistja, Shweatlana Singh. “Me tu zgjuar në mëngjes, kërkon të haj dhe të pi qaj”, thotë nëna e tij. “Sa herë sheh dikë duke ngrënë, kërkon edhe ai të hajë”.

Kur nisi të shkoj në çerdhe nuk donin ta pranon duke thënë se tashëm ai është për të shkuar në shkollë. Këto ditë nëna e tij po përgatitet ta përfaqësojë Indinë në lojërat e Commonwealthit në New Delhi. Karanin planifikon ta dërgojë në SHBA të stërvitet, nëse paraqet talent për sport. /Telegrafi/


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)