Tinejxheri nga Nepali Khagendra Thapa Magar u regjistrua zyrtarisht në librin e rekordeve Guinness si njeriu më i shkurtë në botë, me vetëm 65.5 centimetra.
Magar, i cili peshon vetëm 5.5 kilogramë, sot festoi ditëlindjen e 18-të duke ia rrëmbyer titullin kolumbianit Edward “Nino” Hernandez, i cili është gjashtë centimetra më i gjatë.
Ekipi i librit të rekordeve Guinness u takua me Magarin gjatë kësaj jave dhe kreu kontrollet e nevojshme në qytetin Pokhari të Himalajeve, në qendër të Nepalit, afër fshatit ku është rritur Magari.
Khagendra Thapa Magar është djali i shitësit të pemëve dhe ëndërron të martohet dhe të udhëtojë botën me bashkëshorten e vet. Ai edhe zyrtarisht në një ceremoni do ta pranojë certifikatën nga libri i rekordeve Guinness. /Telegrafi/