Tregohet se një ditë Hasan El-Basriu (r.h) mori një hamall për t'i bartur disa plaçka prej pazarit deri në shtëpi.
Gjatë gjithë rrugës, dëgjonte prej tij disa fjalë që i përsëriste vazhdimisht:
"ELHAMDULILAH" dhe "ESTAGFIRULLAH". Kur mbërritën në shtëpi dhe pasi i dha hakun e tij, e pyeti për ato fjalë dhe ai iu përgjigj:
Unë, gjatë tërë jetës, jam me Allahun mes dy gjendjeve:
Begatitë e Allahut ndaj meje, që prej meje kërkojnë falënderim "Elhamdulilah", dhe mangësitë e mia në detyrat ndaj Allahut, që duhet të kërkoj falje "Estagfirullah"!
Hasan El-Basriu, përplasi shuplakat me njëra-tjetrën dhe tha: HAMALLI QENKA MË I MENÇUR SE TI, O HASAN!
Kulmi i dhurimit të Allahut për robin e Tij, nuk është lumturia! Sepse lumturia është ndjesi e përkohshme që zhduket! Por, kulmi i dhurimit të Allahut për robin e Tij është: KËNAQËSIA!
Allahu i Madhëruar, nuk i ka thënë të Dërguarit të Tij: "Do të të jap Zoti yt e do të bëhesh i lumtur!, por i ka thënë: "Do të të japë Zoti yt, e do të kënaqesh!" - (Kur'ani, Ed-Duha: 5)
Allahu na i bëftë të kënaqura zemrat tona e zemrat tuaja!
Ehuazuar ...