Këshilla e Ebu Derdasë


Kaloi Ebu Derda r. a. pranë një grumbull njerëzish të cilit e kishin zënë një person dhe e goditnin dhe shqelmonin me aq sa kishin fuqi dhe e fyenin me fjalë të ndryshme...

U afrua dhe iu tha:

- Ç'është puna me ju që po e goditni atë?

Iu përgjigjën:

- Ky njeri ka bër një mëkat të madh!

U tha:

- Po sikur të biente në ndonjë pus të thellë a nuk do e nxirrnit?

Ata thanë njëzëri:

- Po si jo!

Ebu Derdaja tha:

- Atëherë mos e goditni dhe ofendoni, por këshillojeni dhe udhëzone!

Njerëzit e habitur i thanë:

- O shok i Profetit të Zotit a nuk e urren këtë person?

Ai u përgjigj:

- E urrej veprën e tij, por nëse e braktis atë, ai është vëllaI im.

Njeriu i shtrirë e dëgjoi këtë bised me kureshtje dhe në fund tha:

- Unë pendohem tek Allahu për veprën time njëherë e përgjithmonë.




E huazuar ...