Perla dhe urtësi në artin e marrëdhënieve me njerëz

Ndodhë që njerëzit ta shohin plagën që ke në kokë, por ata nuk e ndiejnë dot dhimbjen që të mundon.

Kush i bën dëm rinisë, pleqëria do ta dëmtojë atë.

U pyet një i mençur: “Ç’është urtësia?”, e tha: Të dallosh atë që e di nga ajo që nuk e di.

Hudhra nuk e humb erën e saj edhe po e lave me ujë jasemini.

Kush e këshillon vëllanë në fshehtësi, ai e ka këshilluar, e kush e këshillon haptazi, ai ia ka zbuluar të metat.

Jam bindur se furnizimin (rizkun) tim nuk mund ta marrë askush, kështu që u qetësova shpirtërisht. U binda po kështu se edhe veprën time nuk mund ta bëj askush për mua, kështu që u mora vet me të.

Bëhu i drejtë para se të jesh fisnik.

Kush e shton dashurinë ndaj vetes, të tjerët do ta shtojnë urrejtjen ndaj tij.

Çdokush që nuk i di dhimbjet tallet me plagët.

Njeriu me urtësinë më të madhe është ai që mendon se ka më së paku urtësi.

Gjuha nuk është kockë por i thyen ato.

Nëse je i sinqertë atëherë sinqeriteti yt le të jetë deri në shkallë bese ndërsa nëse je i drejtpërdrejtë atëherë kjo le të jetë deri në shkallën e pranimit (të fajit).

Tigri i egër para teje është më i mirë se ujku tradhtar pas teje.

Gjuha e të mençurit është prapa zemrës së tij ndërsa zemra e budallait është prapa gjuhës së tij.

Pajtimi (me atë që të jep Allahu) është argument i amanetit - besës, amaneti është argument i falënderimit, falënderimi është argument i shtimit (të pasurisë), shtimi është argument i vazhdimit të dhuntive ndërsa jeta është argument i tërë hairit – mirësisë.

Mëso prej lules buzëqeshjen, nga pëllumbi butësinë - urtësinë, nga bleta sistemin (e punës), nga milingona punën dhe nga gjeli zgjimin herët.

Veten bëje peshore në marrëdhëniet tua me të tjerët.

Kanë thënë për durimin (sabrin):
- Durimi në fatkeqësi është besim.
- Durimi tek ai që han ushqim është pajtim (me atë që të ka dhënë Allahu i Madhëruar)
- Durimi në ruajtjen e sekretit quhet fshehtësi.
- Durimi për hire të shoqërisë quhet përmbushje (ruajtje e shoqërisë - besë).



Burimi: http://islameiat.com/main/?c=49&a=4553
Përshtati: Sedat ISLAMI, 2010


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)