Udhëzimi i Allahut për besimtarin

Shkruan: Sulejman Bugari

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran : 139).

Falënderimi i takon Allahut xh.sh. ndërsa paqja dhe shpëtimi qoftë mbi Pejgamberin s.a.v.s., të cilin Allahu e dërgoi mëshirë për tërë njerëzimin, a veçanërisht për besimtarët.

Dynjaja, kjo botë e përkohshme në gjuhën arabe e ka kuptimin e diçkaje shumë të ulët, të pavlerë, të thjeshtë, etj, me fjalë të tjera, duke u shprehur më lirshëm, dynjaja e ka kuptimin e një bodrumi. Ne e dimë se si është jeta në një bodrum, ngase atë e kemi përjetuar gjatë luftës: lagështi, ftohje, ndotësi, sëmundje, kafshë dhe insekte të ndryshme… Dynjaja më shumë tregon poshtërim.

Sikur të na ishte shfaqur fotografia dhe roli i saj, ashtu sikurse iu qe shfaqur të nderuarit Ebul Atahiji, i cili na e përshkroi këtë jetë me këto fjalë: “Kjo dynja i ngjan një ere të keqe që mund të del nga trupi i një njeriu, ai i cili do të dëshironte t’i afrohej, le të përgatitet për kafshim nga qentë.”

Transmetohet se Isa a.s. kishte thënë: “ Dashuria për dynjanë dhe ahiretin nuk mund të gjenden në të njëjtën zemër te asnjë besimtar, ashtu sikurse uji dhe zjarri të cilët nuk mund të qëndrojnë në një enë të përbashkët”.

Me këtë nuk them se nuk duhet të punojmë, të fitojmë, të tregtojmë dhe të mbledhim pasuri. Madje për ketë gjë jemi edhe të porositur dhe të urdhëruar me qëllim që punë të tilla ti drejtojmë në mënyrë të drejtë. Për ne kjo duhet të jetë edhe rruga me të cilin do e fitojmë jetën e përjetshme.

Ndaj kësaj bote sillu ashtu sikurse sillesh ndaj hijes tënde. Nëse mundohesh ta kapësh do të lodhesh dhe nuk do ta arrish atë. Në fund do të të dërgon në varr pa i plotësuar planet dhe dëshirat. Por nëse ja kthen shpinën, do të shohësh se do të shkojë pas teje, do të të ndjek.

Ataullah el-Iskenderi kishte thënë: “ Nuk do të ketë njerëz të cilëve nuk do tu shfaqen qartë rrugët të cilët i drejtojnë tek Allahu, por ekziston shqetësimi se mos bien në robërinë dhe pasionin e kësaj bote”.
Në këtë shtëpi, në dynja, e cila është përplot me bela, joshje, tragjedi, stres, sëmundje, vjedhje vështirë se njeriu mund të mbes i shëndoshë dhe normal, vetëm nëse është besimtar, ngase vetëm besimtari i vërtetë kupton esencën e kësaj bote.

Kur flasim për dynjanë Aliu r.a. kishte thënë: “Dynja, i kuptova dëshirat tuaja; gënje dikë tjetër e jo mua”. Ata të cilët nuk e kanë kuptuar këtë botë, bijnë pre e dëshpërimit dhe hidhërimit. Ata duan që kjo botë të jetë stabile, duan në të qetësi, liri, rehati… Mos, se do të lodhesh. Liria, qetësia dhe kënaqësia janë vetëm në zemrën e besimtarit të sinqertë. Shumë besimtarë dështojnë dhe biejnë në dëshpërim në situata kur e humbin kontrollin; në luftë, në zgjedhje dhe në situata tjera të rënda, sikurse në provim, dhe iu vie keq pse nuk ishte ashtu siç vet e menduan.

Kjo pas shumë sprovave, ndodhte me ashabët dhe kështu ndonjëherë humbnin shpresën dhe fillonin ta mendonin botën në mënyrë pesimiste.

Të mos e shikojmë botën me pesimizëm, ngase kjo është e ndaluar për besimtarët. Allahu na e ka ndaluar këtë me fjalë:

“E mos u dobësoni (fizikisht) dhe mos u dëshpëroni (shpirtërisht) derisa ju jeni më të lartit, po qe se jeni besimtarë të sinqertë.” (Ali Imran : 139).

Si mund që të pikëllohemi dhe të dobësohemi kur fitorja është e sigurt vetëm për ata që janë të vetëdijshëm për Allahun, andaj kush ka frikë prej Tij? Ky është ligj i Allahut. I pandryshuar.

Përse Allahu na e ndalon dëshpërimin? Sikur na përkujton me këtë ajet: “Kthehuni pak nga e kaluara juaj, pastaj shikoni se si një grup i vogël i njerëzve luftonte për Islam në kohën kur mosbesimi shpërthente”.

Kështu Allahu i poshtëroi! Prandaj, mos ktheni kokën nga ajo çfarë keni humbur në të kaluarën, ngase nuk mund të ndryshohet, por ktheni kokën nga ajo e cila ju pret.

Nga sot kërkohet të sjellim vendim serioz dhe të qëndrueshëm se do të jemi besimtarë të vërtetë, e jo sipërfaqësorë. Allahu xh.sh. na kishte vënë vetëm një kusht për këtë: “ Ju jeni mbi të gjithë nëse jeni besimtarë të vërtetë”. Një dijetar i madh tregon se e kishte parë në ëndërr të Dërguarin s.a.v.s në Ditën e Uhudit të ketë thënë: “ Nëse do të me lejohej të zgjedh ndërmjet fitores dhe humbjes, unë do të zgjedhja humbjen, ngase në humbje vie në pah ndihma e drejtpërdrejtë e Allahut, ndihmë për besimtarët të cilët kanë dobësi në zemrat e tyre”. I Dërguari s.a.v.s. kishte njohuri për këtë dobësi – se shigjetarët të vendosur në Uhud do t’i lëshojnë pozitat e tyre, andaj iu pat thënë: “ Mos zbritni madje edhe sikur ti shihnit zogjtë të na sulmojnë”.

Ata iu kthyen materializmit dhe kështu fituam humbje për shkak të njerëzve të cilët iu kthyen dynjasë. Pse kishte ndodhur kështu? Mos mendoni se ju e zgjodhët apo ata të cilët dëshironin të ndodhte nga dëshira dhe planet që kishin. Allahu na jep përgjigje:

“Ajo që ju goditi juve ditën e ballafaqimit të dy grupeve (besimtarë dhe idhujtarë), ishte me lejen e All-llahut, për t'u dalluar besimtarët e sinqertë, dhe, për t'u ditur ata që ishin hipokritë…” (Ali Imran: 166-167).

Nga kjo shohim se besimtarët gjithmonë i paraprijnë tundimit, provës dhe se kjo është pastrim i shpirtrave të tyre ashtu që plotësisht të jenë të gatshëm të largohen nga kjo botë mashtruese. Andaj, vëllezër të dashur, të bëjmë ndryshime në shpirtra tanë ashtu që të mbahemi fortë për litarin e Allahut dhe të mos kemi frikë nga asgjë dhe askush përveç Allahut, ngase vetëm Ai na ruan dhe mbron nga kthetrat e armikut.

Vetëm me një besim të tillë do të plotësojmë kërkesat, të tilla nga të cilat fitorja është e garantuar:

“All-llahu ka përcaktuar (shkruar në Levhi Mahfudh): "Unë dhe të dërguarit e Mi patjetër do të ngadhënjejmë!" All-llahu është i fortë, ngadhënjyes.” (Muxhadele: 21).

Lusim Allahun t’i bashkojë zemrat tona dhe të na ndrit mendjen. Amin!



Përktheu: Visar Korenica
Rahovec, Tetor 2010


Na ndiqni

Lexoni lajmet më të fundit nga rrjetet tona sociale!

Video

Në Gjakovë u bë përurimi i dorëshkrimit “Sahihu i Buhariut” – kopja e Juninit (Video)