Më tëhoqi vëmendjen një reklamë e varur në një nga dyqanet, në të cilën ishte shkruar: “Riparimi dhe mjekimi i zemrave”, andaj hyra në dyqan dhe u takova me një njeri të moshuar, që më priti duke buëzqeshur, kur më vërejti që lexoja disa herë atë që ishte shkruar!
Atëherë ai më tha duke buzëqeshur: Po unë jam ai që i rregullojë zemrat dhe i mjekojë ato!
Më pas ai më kapi për dorë duke thënë: Hajde dhe afrohu! Atëherë ai vuri veshin e djathtë në vendin e zemres time që të dëgjojë (rrahjen e saj)! Pastaj tha: “Rrajet e zemres tënde kanë pak shpejtësi!
Andaj, o biri im, mos u shqetëso se medikamenti yt është i thjeshtë! Ne i mjekojmë zemrat. Dhe, zemrat mjekohen sipas llojit të tyre, e ato janë shumë llojesh!
Më sqaro këtë? – i thash atij.
Atëherë ai tha: Nga përvoja ime, të cilen e trashëgova nga babai dhe gjyshi im, në këtë botë ka: zemër e gëzuar; zemër e lënduar; zemër e theruar; zemët e pastër; zemër e dërrmuar; zemër e kallur; zemër e mbytur; zemër e shkrirë; zemër grykëse; zemër e shëndoshë (e mirë); zemër e sëmurë; zemër e tretur nga sëmundja; zemër fisnike; zemër e shqetësuar; zemër fodulle dhe zemër e lumtur!
Kështu kjo temë do të shkonte gjatë, andaj i Larmadhërishëm është ai që e ndryshon gjendjen e zemrave!
Erdha tek ti për një habi, por ti m’i solle edhe një mijë të tjera! -i thash atij.
Atëherë ai (buzë)qeshi me një (buzë)qeshje të sinqert dhe më thotë:
“O biri im, ti mos u shqetëso tek unë! Ti dhe të gjithë që vijnë tek unë kam recetë! Të gjitha ata që e kanë provuar, janë shëruar me vullnetin e Allahut. Andaj, ma sill një penë dhe një letër që të shkruajë:
“O biri im, risku yt është i (para)caktuar, andaj mos u lodh! Paracaktimi yt është i paevitueshëm, andaj mos u shqetëso! Miku yt është i pafuqishëm, andaj mos shpreso, kurse armiku yt është i dobët, andaj mos kij frikë!
Pastroje zemren nga tri gjëra: nga urrejtja, smira dhe dyfytrësia!
Zbukuroje atë me tri gjëra: me besnikëri, sinqeritet dhe devotshmëri!
Mbaji në zemren tënde tri gjëra: Bindja ndaj Zotit, dashuria ndaj Pejgamberit a.s., falënderimi ndaj Krijuesit në gëzim dhe sprovë! Lerja Krijuesit krijesat e Tij, merru me rregullimin e punëve tua, dhe lëri ata në punët e tyre!
Le të jenë tek ti tri gjëra: gjuha që përmend Allahun, trupi i durueshëm dhe mendja e matur!
Largohu nga tri gjëra: nga fjalët e botës, nga pasionet e botës dhe nga shoqërimi me njerëz të padobishëm, meqë biseda për njerëzit është shenjë e dështimit. Andaj, merre medikamentin tend dhe nga Allahu është shërimi yt!”
O Zoti im! Unë ndjeva sikur të isha lindur sërish, andaj ia putha dorën e tij dhe u ktheva për në shtëpi time, por në veshët e mi tingëllonte mesazhi i tij, që t’i përmbahem atij, të gjej rehatin time dhe rregullësinë e rrahjve të zemres sime!
Falëndërimi i qoftë Allahu për bekimin e kësaj urtësisë!
Përktheu Mulaim Shehu