Gjashtë të verbërit dhe elefanti

Ishin gjashtë njerëz nga India mjaft të ditur (por të gjithë ishin të verbër), që shkuan për ta parë elefantin, që së paku ta preknin ...

I pari iu afrua elefantit në anën e tij të gjerë dhe të fuqishme dhe filloi të bërtet: - O Zot, elefanti qenka si mur!
Tjetri duke prekur ashtin bërtiti: - Kjo qenka si shtizë!
I treti e preki feçkën dhe me trimëri tha: - E ndjej që elefanti është sikurse gjarpri!
I katërti e preki gjurin dhe bërtiti: - Gjërat janë të qarta, elefanti është sikurse druri!
I pesti e preki veshin dhe tha: - Kjo gjë e elefantit qenka si ventilator!
I gjashti e preki bishtin dhe tha: - Elefanti i gjason litarit!
Dhe ja kështu dijetarët e verbër të Indisë gjatë dhe zëshëm polemizuan secili me idenë e vet duke hudhur poshtë idenë e tjetrit, edhe pse pjesërisht të gjithë kishin të drejtë, por prapë nuk pajtoheshin fare njëri me tjetrin.


Sa shpesh lëshohemi në polemika shkencore, teologjike dhe konteste tjera, të zhytur në padituri, duke folur për gjërat të cilat asnjëherë nuk i kemi shikuar në tërësi, nuk i kemi ndier e as njohur.



Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi