Shënohet 70 vjetori i themelimit të Medresesë Alauddin

Medreseja e Mesme Alauddin në Prishtinë, me një ceremoni solemne këtë të mërkurë ka shënuar 70 vjetorin e themelimit të kësaj shkolle.

Në këtë ceremoni për të shënuar këtë datë të veçantë për Medresenë dhe arsimimin në Kosovë, morën pjesë Myftiu Naim ef. Tërnava, kryeministri i Kosovës Albin Kurti, kryetari i Prishtinës Përparim Rama, përfaqësues nga zyra e Presidencës, përfaqësues ta Ambasadës së ShBA-ve në Kosovë dhe ambasadori i Turqisë në Prishtinë, së bashku me profesorë, akademikë e mysafirë të shumtë.

Në këtë ditë u çmua lart kontributi dhe përkushtimi i Medresesë për arsimimin, edukimin fetar e kombëtar të shoqërisë kosovare, duke veçuar gatishmërinë e kësaj shkolle për liri dhe pavarësi në kohët më të vështira.