Tregim këshillues: Qëndroni gjithmonë të fortë përballë kritikave


Një ditë profesori i matematikës shkroi në dërrasën e zezë:

9x1 = 7
9x2 = 18
9x3 = 27
9x4 = 36
9x5 = 45
9x6 = 54

Pasi e përfundoi u kthye kah nxënësit dhe i pa ata duke qeshur.
- Pse po qeshni? i pyeti profesori.
- Shumëzimin e parë e keni bërë gabim, i tha njëri nga nxënësit.
- Këtë gabim e kam bërë me qëllim, për t’ju mësuar diçka shumë të rëndësishme, ia ktheu profesori.
- Kjo është mënyra se si bota do t’ju trajtoj juve...
- Ju mund të shihni se gjatë shumëzimit pesë prej tyre i bëra në rregull, por asnjërës ju nuk ia keni vërë veshin. Ju të gjithë qeshet dhe më kritikuat për njërën që e bërë gabim.
- Jo gjithmonë të tjerët do ta vlerësojnë të mirën që e bëni ju. Por, ata do t’ju kritikojnë për gabimin që do ta bëni. Prandaj qëndroni gjithmonë të fortë përballë kritikave.



Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi