Bella Hadid tregon mbështetje për studentet indianë me hixhab


Modelja palestinezo-amerikane Bella Hadid kohët e fundit foli gjerësisht për gratë që mbajnë hixhab dhe kundër islamofobisë në tre postime në Instagram që ajo i ndan me miliona ndjekësit e saj.
Në platformën e saj, ajo theksoi të drejtat e grave që zgjedhin të mbajnë hixhabin dhe bëri thirrje për t'i dhënë fund diskriminimit ndaj tyre.
Duke ndarë historinë e Hodës, një vajze të re me hixhab e cila u sulmua, Hadid kërkoi drejtësi për te dhe vajzar tjera që ishin sulmuar si ajo.
Modelja 25-vjeçare u kërkoi gjithashtu vendeve si Franca, India, Kuebeku, Belgjika dhe vende të tjera që të ndalojnë diskriminimin ndaj vajzave muslimane dhe të rimendojnë vendimet e tyre për këtë.
Ajo shtoi se është qesharake që disa universitete të vendosin kusht për heqjen e hixhabit për të ofruar praktikë për vajzat muslimane, gjë që gjithashtu tregon qartë se sa islamofobike është bota.
Sipas saj, fakti që edhe në vitin 2022, egoja mashkullore të mendojë qoftë edhe për një sekondë se ka të drejtë të mjaftueshme për të diktuar zgjedhjen e femrave për trupin e tyre është thjesht absurde.
Hadid citoi gjithashtu mikun e saj, Taqwa Bint Ali, duke i thënë asaj se rrënjët e gjithë kësaj janë shumë më të thella se islamofobia, janë thjesht seksizëm dhe mizogjini, që ka të bëjë me atë se si burrat duan gjithmonë të kontrollojnë atë që një grua bën dhe vesh.
Ajo ka postuar edhe një foto të shkrepur nga shoqja e saj dhe e ka plotësuar me një mbishkrim ku thuhet se trupi i çdo femre qëndron në mendimin e saj se çfarë duhet të bëjë me të, dhe nuk ka vendim tjetër veç saj.
Në vitin 2017, Bella Hadid e identifikoi veten si një muslimane krenare dhe u kujdes të rreshtohet në mbrojtje të motrave të saja muslimane.