Teravitë do të falen me pjesëmarrje të plotë të besimtarëve në Xhamitë e shenjta gjatë Ramazanit


Gjatë Ramazanit namazi i teravive do të falet me pjesëmarrje të plotë të besimtarëve në xhamitë e shenjta Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid an Nebawi

Vetëm pak ditë pas njoftimit nga qeveria e Arabisë Saudite që i lejon të gjithë të falen, vizitojnë ose kryejnë umren në xhamitë e shenjta, duke siguruar gjithashtu që Haxhi 2022 të zhvillohet pa kufi këtë vit, muslimanët në mbarë botën janë të lumtur që vizitorët vendas dhe ndërkombëtarë do të mund të kryejnë teravitë në Xhaminë e Madhe në Mekë dhe në Xhaminë e Pejgamberit a.s. në Medine.

Në vitin 2021, namazi i teravive u bë me një numër të kufizuar të besimtarëve, menaxhmenti i Xhamisë së Madhe dhe qytetarët vendas sauditë, pasi vendi ishte në izolim dhe nuk lejonte vizitorët ndërkombëtarë të hynin në xhamitë e shenjta.

Për fat të mirë, këtë vit besimtarët nga e gjithë bota do të jenë në gjendje të marrë pjesë në namazin e teravive në Xhaminë e Madhe dhe Xhaminë e Pejgamberit a.s., ndërkohë që nuk duhet as të ndjekin masat paraprake dhe distancimin shoqëror, përveçse që duhet të tregojnë statusin "imun" në aplikacionin Tawakkalna. Vetëm personat "imun" lejohen në namazin e teravive.