Vaksina COVID-19 nuk do të kërkohet për të hyrë në Xhamitë e shenjta
Ministria saudite ka hequr kufizimin për marrjen e vaksinës COVID-19 për të hyrë në dy xhamitë e shenjta, Mesxhid al-Haram dhe Mesxhid an-Nabawi.
Në vitin 2020, Ministria e Haxhit dhe Umres vendosi një kufizim që nuk lejonte personat (përfshirë të huajt) që nuk ishin vaksinuar të hyjnë në xhamitë e shenjta. Por, në vitin 2022, besimtarët lejohen të vizitojnë xhamitë e shenjta pa asnjë kufizim.
Kohët e fundit, Ministria Saudite hoqi gjithashtu rregullin e distancimit social në Mesxhid al-Haram dhe Masjid an-Nabawi.