Anëtari i kryesisë së Komunitetit Musliman Shqiptar në Zvicër, njëherit edhe Imam i Xhamisë Mekka në Schaffhausen, Nimetullah ef. Veseli, me ftesë të Organizatës per dialog ndërfetar, mori pjesë në lutjet e paqes, me moton “Së bashku për paqe!”
Kjo ngjarje u shënua nen kujdesin e Kishës Qendrore të Schaffhausenit, ku pjesëmarrës ishin gati të gjitha komunitete fetare.
Imami lexoi pjesë nga Kur’ani famëlartë, respektivisht nga kaptina Huxhurat, ajetet 9, 10 dhe 13.
Ndërsa përcolli edhe këtë mesazh:
"Lutja për paqe është kuptim i vetë lutjes. Do të kemi shumë probleme në jetë, por nuk guxojmë të kemi më shumë se një rrugë për zgjidhjen e tyre, e që është vetëm rruga e dialogut, mirëkuptimit dhe tolerancës!
Jemi të ndryshëm për nga pamjet, gjuha, feja, kultura, por buzëqeshjen, jetën, lirinë, dashurinë, paqen i kemi të përbashkëta!
Nëse do të ketë njerëz që do të zgjedhin dhunën e luftën, ne do të zgjedhim gjithmonë rrugën e paqes!"/DAIGS/